Shqiptari habit, klubi kroat replikon: Është bastexhi, mos u bëni si ky…

1 minut lexim

Lokomotiva Zagreb ka fituar sot me shifrat 6-1 në Kupën e Kroacisë përballë Bistra, një rezultat i pritshëm deri diku duke llogaritur se kundërshtari nuk është nga ata të elitës.

Një rezultat i cili pa si protagonist edhe ish-sulmuesin e Shpresave të Shqipërisë, Indrit Tucin, i cili shënoi golin e rezultatit 2-1.

Por jo të gjithë kanë qenë të lumtur për goleadën e Lokomotiva Zagreb që u vulos me gola të njëpasnjëshëm në minutat 90 dhe 92.

Ka qenë vetë klubi kroat ai i cili ka publikuar në rrjetet sociale, foton dhe mesazhin që kishte marrë nga një tifoz shqiptar. “Urime për ndeshjen e trukuar”, shkrruante ky i fundit teksa nuk kursente sharjet duke i akuzuar si mafiozë për faktin që kishin shënuar këto gola në fund të ndeshjes për të çuar gjithçka në 7+.

“Doriani është qartësisht një bastexhi. Mendoj se Doriani humbi bastin.

Doriani është aq i stresuar sa ai shkruan në inboks. Mos u bëj si Doriani”, ironizonte klubi kroat teksa publikoi fotot e tifozit dhe të mesazhit që i kishte mbërritur pas ndeshjes.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

OBRM-PDUKM nuk do ta mbështesë likuiditetin e EMV-së

Story i radhës

​Rohde vizitoi komunitetin ashkali në Gadime e Ferizaj

Të fundit nga