Boksieri me prejardhje nga Kosova, Leonid Berisha, ka shënuar fitore të rëndësishme në boksin profesionist, duke mposhtur me nokaut (KO) në raundin e parë britanikun William Knight.
Meçi u zhvillua në Gjenevë dhe shënoi një hap të madh drejt karrierës së tij profesionale.
Berisha, i cili prej pak kohësh ka nënshkruar kontratë me qendrën e njohur të stërvitjeve Big Bear, ku do të zhvillojë përgatitjet profesionale, po synon ngritjen drejt majave të boksit.
Berisha konsiderohet një prej talentëve më premtuese në skenën e boksit profesionist dhe fitorja ndaj Knight e forcon edhe më shumë këtë reputacion.
Burimi: botasot.info


