Shqiptari Nelson Hysa ka arritur të fitojë me nokaut në mes të Gjermanisë kundër Muhamed Ali Durmaz.
Boksieri shkodran e ka rrëzuar në tokë kundërshtarin në raundin e 4, duke mos i dhënë më shpresë.
Menjëherë pas ndeshjes, Hysa u shpreh për fitoren e arritur në Leverkusen.
“Në fakt erdhi si dhuratë në momentin që mendova se nuk do të fitojë me KO ishte një kombinim perfekt i goditjeve që solli nokautin.
Kundërshtari ishte në nivel e në rang botëror shumë më lart se une po fal punës serioze që po bëj arrita ta fitoj ndeshjen me rezultat befasues”, tha Hysa.