Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka zhvilluar sot një takim zgjedhor në Tiranë, në zonën e Astirit. Në fjalën e tij, Shehaj bëri një sërë deklaratash për zgjedhjet paralmentare të 11 majit.
Në fjalën e tij, Shehaj tha se për fat të keq, shqiptarët në tre dekadat e fundit janë qeverisur nga njerëz të korruptuar e që u kanë marrë shpirtin.
“Kam bërë denocime dhe kemi shpetuar 20 milionë euro që do shkonin në drejtim të paditur. Më saktë do të shkonin në xhepat e politikanëve. Kandidatët tanë kanë marrë këtë angazhim, pa asnjë interes. Shqiptarët e ndershëm duan thjesht të punojnë e të rrisin femijët e tyre. Për fat të keq janë qeversisur nga njerëz të korruptuar. U kanë marrë shpirtin”,-tha Shehaj.
Ndër të tjera, Shehaj u ndal edhe te raporti me drejtësinë i kryeministrit Edi Rama. Shehaj e akuzoi se ka futur në listat zgjedhore kandidatë që kanë probleme me drejtësinë.
Shehaj nuk nguroi të përmendte edhe emra, si Xhaçka, Ndreca e Bushka.
Shehaj u shpreh se përfshirja e emrave nën hetim ose me akuza nga SPAK, janë një tallje e Ramës.
“Kemi dëgjuar shpësh Ramën në flasë për drejtësinë. E ka me faza. E kemi dëgjuar kur u arrestua Veliaj. Aty nuk e mbështeti drejtësinë. Dërgoi punonjësit dhe u hoqi dritat. Sot thotë që e mbështet drejtësinë, por ne e dimë që po gënjen. Do e zbulojmë më 12 maj që problemi i Edi Ramës është drejtësia.
Me kë do e mbështesë drejtësinë Edi Rama? Në listën e PS-së ka 3 emra, 3 kandidatë që janë nën hetim e të akuzuar nga SPAK. E para, Xhaçka që u pasurua nga inestimet strategjike. Kemi Plarent Ndrecën që është me akuzë nga SPAK. Më interesantja është kandidatura nga Klotilda Busha. Ajo akuzohet për pengesë të drejtësisë. Rama ka kandiduar Klotildën për të mbështetur drejtësinë, kur ajo ëqshtë nën hetim se e ka penguar drejtësinë. E kuptoni se çfarë tallje”,-tha Shehaj.
Burimi: botasot.info