shqiptaret votojne neser ne zgjedhjet parlamentare kreu i kqz se tregon se kur mund te dalin rezultatet nga numerimi i fleteve te votimit 681f85f3437b3

Shqiptarët votojnë nesër në zgjedhjet parlamentare! Kreu i KQZ-së tregon se kur mund të dalin rezultatet nga numërimi i fletëve të votimit!

May 10, 2025
1 minut lexim

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, foli sot një ditë para zgjedhjeve se kur mund të dalin rezultatet e para nga numërimi i fletëve të votimit.
Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News 24 me moderator Nisida Tufën, Celibashi tha se rezultat e para nga numërimi i votave në vend mund të dalin pasditen e së martës.

Ilirjan Celibashi: Do të ishte shumë mirë nëse rezultatin e zgjedhjeve do ta shpallim më shpejt nga se e shpallëm në zgjedhjet e 2021, 2023, pra më shpejt se pasditja e ditës së martës pas ditës së votimit.

Nuk e dimë se sa do impaktojë numërimi i fletëve të votimit nga jashtë në shpejtimin e këtij procesi. Por besoj votat brenda vendit do të numërohen dhe do të vlerësohen si për partitë politike dhe koalicionet ashtu edhe për kandidatët në listën e hapur brenda parashikimit ligjor.

Besoj se e marta pasdite do të na gjejë me të dhëna të plota për votimin brenda vendit. Po shikojmë se çfarë do të përmirësojmë nga pikëpamja infrastrukturore organizative që edhe për votimin nga jashtë që ky rezultat të jetë publik brenda këtij afati.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

tre ambasadore te shkarkuar dhe dy me mandat te perfunduar vazhdojne ne detyre 681f8094017c1
Story i mëparshëm

Tre ambasadorë të shkarkuar dhe dy me mandat të përfunduar vazhdojnë në detyrë

theri gruan me thike keto detaje ndoshta nuk i keni ditur me pare per dizajnerin e njohur 681f8f5578389
Story i radhës

Theri gruan me thikë/ Këto detaje ndoshta nuk i keni ditur më parë për dizajnerin e njohur

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia
ShkoLartë