Shqiptarët të tallur nga BE për negociatat? Vihet në siklet Varhelyi: Vendimin e kanë në dorë shtetet anëtare

min lexim

Eurokomisioneri Oliver Varhelyi gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, është vënë në siklet teksa është pyetur se a duhet të ndihen shqiptarët të tallur nga Këshilli Evropian, pasi çdo vit bëhen të njëjtat deklarata për negociatat, por pa asnjë rezultat.

Në fjalën e tij ai tha se vendimin për anëtarësimin e Shqipërisë e kanë në dorë vendet anëtare të BE. Ndër të tjera ai tha se ata mund të promovojnë arritjet e shteteve, por jo të marrin vendime.

Pyetje: Përsëritet vetveten me deklaratat që keni mbajtur një vit më parë dhe vazhdon e njëjta situatë. A mendoni se shqiptarët duhet të ndihen të tallur nga Këshilli Evropian?

Oliver Varhelyi: Është një situatë serioze. Në rast se do të ju pyesja ju me të njëjtin ton, atëherë do të thosha: nuk është Shqipëria ajo me të cilët po tallet njeri. Nëse ne nuk vendosim për këtë gjë, atëherë BE po tallet me veten. Ne mund të promovojmë arritjet e secilit prej shteteve kandidate, por vendimin e kanë në dorë shtetet anëtare.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Yonghong Li rikthehet dhe kërkon 320 milionë euro

Story i radhës

Hyseni i dorëzon titullin ‘Qytetare Nderi’ aktivistes dhe humanistes gjermane Barbara Langmack

Të fundit nga