Shqiptarët në shtëpitë e barit në Londër, Llabani: Punojnë nën hundën e policisë britanike

Gazetarja Anduena Llabani në emisionin “360 Gradë” në ABC News, foli për fenomenin e të rinjve shqiptarë që emigrojnë në Britani dhe përfshirjen e një pjese të tyre në shtëpitë e barit.

Ajo tha se shqiptarët, të cilët punojnë me shtetasit turq, pakistanezë dhe afrikanë lihen të merren me prodhimin e lëndëve narkotike nën hundën e policisë britanike.

Të rinjtë që kanë pasur biznese në Shqipëri i shitën ato dhe ikën drejt Britanisë. Në periferi të Londrës janë këto shtëpie që ata punojnë dhe jetojnë. Shqiptarët, afrikanët, turqit, pakistanezë lihen të merren me prodhimin e lëndëve narkotike nën hundën e policisë britanike. Pse lihen që të prodhojnë dhe të hapin shtëpi bari?

Duket sikur është një fushatë që ndërmerret. Në Londër çmimi është rritur dhe shtetit britanik e ka në kontroll mënyrën sesi shqiptarët punojnë, kanë preferuar ti mbajnë në kontakt dhe kur kanë konflikt mes grupeve, policia i lë të theren. Pra nuk ndërhyjnë.”, tha ajo.

Story i mëparshëm

Aliu: Liderët politikë të bëjnë kujdes me akuzat dhe gjuhën që përdorin, të mos përçahen njerëzit pa nevojë…

Story i radhës

3 pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara se të divorcoheni

Të fundit nga