Shqiptarët me pretendime për punën/ 6 mijë vende të lira të paplotësuara, të rinjtë jashtë

February 20, 2022
1 minut lexim

Nga afro 25 mijë vende të lira të shpallura nga Zyrat e Punës në Shqipëri gjatë vitit 2021, rreth 6 mijë prej tyre janë ende të paplotësuara.

Këto janë të dhënat që Vizion Plus ka siguruar nga Agjencia Kombëtare e Punësimit. Ekspertët japin tre arsye pse vendet e punës nuk plotësohen: mungesa e besimit te zyrat e punës, rritja e pretendimeve, si edhe largimi i fuqisë punëtore jashtë.

“Ka një mosbesim ndaj efektivitetit të zyrave të punës sepse mungon kapaciteti në burimeve njerëzore i zyrave të punës për të menaxhuar të gjitha aplikimet për punë. Shqiptarët tanimë me pjesën më të madhe të tyre të diplomuar, kanë një pretendim më të lartë ndaj vetes së tyre, për punë më të mirë apo pagë më të lartë. Emigracioni ka rolin e tij në vështirësitë dhe hapësirat vakante që ka tregu shqiptar i punës.”

Por cila është formula e duhur për të ndalur largimin e të rinjve?

“Një nga format oponente përballë emigracionit është vetëndërgjegjësimi i sipërmarrjeve shqiptare për të përmirësuar kushtet e punës. Kompanitë po humbin në fuqinë e prodhimit që ju kushton më shumë se humbja e fuqisë punëtore pse nuk u rritën pagat.”

Referuar të dhënave për vitin e shkuar, industria përpunuese dhe ndërtimi mbeten sektorët që kërkojnë më shumë forcë punëtore.

Por në të njëjtën kohë janë edhe dy fushat me numrin më të lartë të vendeve të lira të paplotësuara , konkretisht industria përpunuese me 3.500 të tilla dhe ndërtimi me 500 të tilla.

Ekspertët shpjegojnë se këto të dhëna tregojnë se ka ende kompani problematike që shfrytëzojnë punonjësit, nuk ofrojnë paga të larta, nuk promovojnë, nuk paguajnë orët shtesë si edhe nuk krijojnë një klimë pozitive.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

I ftoi në debat, kundërshtarët heshtin, Indrit Sefa: I vendosur të shkoj përpara me qytetarët

Story i radhës

Web3 in 2022: Defining a Concept & Developing a New Paradigm

Të fundit nga

Ancelotti: Ta mbyllim 2024-ën me fitore

“Ne nuk kemi humbur shumë ndeshje këtë vit, por momenti më  trishtues është ndoshta humbja kundër Barcelonës këtu në Bernabeu” Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, foli në një konferencë për shtyp
ShkoLartë