Shkup, 22 Dhjetor – Analisti Petar Arsovski në Klan Debat theksoi rëndësinë e votimit të ndryshimeve kushtetuese si hap i vetëm për vazhdimin e rrugën për integrim në BE. Sipas tij, maqedonasit duhet të vetëdijësohen dhe të kuptojnë rëndësinë dhe dëmin që mund t’ua shkaktojnë qytetarëve shqiptarë nëse bllokojnë ndryshimet kushtetuese dhe rrugën evropiane të vendit.
“Shqiptarët veçmë e kanë vendosur, nuk kanë dilema. Koha është që edhe ne si maqedonas etnik ta ndajmë mendjen… Do ta kapim këtë rrugë apo jo dhe ta dimë se çfarë çmimi do iu mveshim bashkëqytetarëve tanë shqiptarë nëse ne nuk caktojmë se cila është rruga që duhet ta marrim”, deklaroi mes tjerash Arsovski.
Burimi: zhurnal.mk