Shqiptarët janë 31 përqind!, Zv.drejtori Ilmi Selami shpjegon nga është nxjerr kjo shifër

April 6, 2022
1 minut lexim

Zv/drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Ilmi Selami, në emisionin debativ në TV SHENJA, ka deklaruar se procesi i regjistrimit ka qenë i suksesshëm, dhe Maqedonia e Veriut, pas 20 viteve ka një regjistrim të popullsisë.

Ai në detaje ka shpjeguar edhe deklaratën e tij se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë 31 për qind.

“Njohuria që ne e marrim si mësim nga ky regjistrim është se përfundimisht shqiptarët më nuk janë mjet apo lëndë për të diskutuar se a jan 14 apo 15% apo 20%… dhe ky debat negativ që nga qarqe mirë të organizuara nga pala sidomos të palës maqedonase që janë me ndikim pro rusë, u dëshmua se shqiptarë janë më tepër se 20%, jo vetëm aq, por shumë më shumë se 20%. Kur thash 29.52 kështu siç është, ndërsa realisht janë mbi 31%, më sakt 31.51%, e kishte me këtë qëllim. Nëse e merrni 132 mishin, ata nuk janë nga Kina të ardhur nga India, nga Brazili, por ata janë shtetas tanë. Dhe nëse e bën një analizë, e shohësh se një pjesë nga këto, 60%, janë maqedonas, një pjesë rreth 30% janë shqiptarë, një pjesë 2-3% janë turq, nëse këta do të deklaroheshin do të dilte numri i 31%. Kur janë inkorporuar edhe ky numër i 132 mijë nuk është zvogëluar vetëm përqindja e shqiptarëve, por është zvogëluar përqindja e të gjithëve”, ka deklaruar Ilmi Selami. /SHENJA/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sulm me raketa në Ukrainën lindore, raportohet për viktima

Story i radhës

Ramiz Merko dekorohet për udhëheqjen e suksesshme të komunës

Të fundit nga

ShkoLartë