Zurich assesi të këndellet, ka pësuar humbjen e tretë rresht në Grupin A të Europa League në futboll.
Zurich si vendas ka pësuar debakël me rezultat 5:1 nga skuadra e njohur holandeze, PSV.
Futbollistët shqiptarë, Fidan Aliti, Blerim Xhemaili, Mirlind Kryeziu dhe Lindrit Kameri, u paraqitën titullarë për Zurich-un..
Golat për PSV-ën i realizuan Vertessen (10′ e 15′), Gakpo (21′ e 55’) e Simons (35′) dhe për Zurich Okita shënoi në minutën e 87-të.
Aliti dhe Xhemaili u zëvendësuan në minutën e 57-të dhe Kryeziu në atë të 71-tën.
Donis Avdijaj futet në lojë në minutën e 71-të për ekipin zviceran.
PSV renditet në vend të dytë me 4 pikë dhe Zurich është i fundit me 0 pikë.