Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max, edhe për një vit më shumë ia ndrritën fytyrën popullit shqiptar me sukseset e shumta.
Shqiptaret e famshme përfunduan të shpërblyer me çmime jo më pak të rëndësishme se MTV Europe Music Awards, Brit Awards, Billboard Music Awards, Los 40 Music Awards e shumë të tjera.
Ndërkohë, po në vitin 2022 kur edhe u shpall lista e të nominuarve për ceremoninë më të madhe të ndarjes së çmimeve, ‘Grammy Awards 2023’, një shqiptare nuk mungoi në një nga kategoritë e nominimit.
Është kjo Bebe Rexha e cila është nominuar për çmimin “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për bashkëpunimin “I’m Good (Blue)” me DJ David Guettan.
Telegrafi këtë fillim-vit ju sjell një histori përmbledhjesh të trofeve që koleksionuan gjatë vitit 2022 këngëtaret shqiptare me famë botërore.
Për Dua Lipën viti 2022 ishte i mbushur me suksese nga më të ndryshmet.
Ndër çmimet e para që fitoi ishte ai i “Artistes më të mirë të zhanrit Pop/R&B” në ceremoninë më të madhe të ndarjes së çmimeve britanike të muzikës, BRIT Awards 2022.
Ajo nuk ishte prezente në Londër për ta pranuar trofeun, por gjithsesi dërgoi një video-mesazh falënderimi për fansat e saj.
Ndërkohë vetëm pak muaj më pas, ajo rrëmbeu dy çmime të rëndësishme në iHeart Radio Music Awards: “Kënga e vitit” për këngën “Levitating” dhe “Albumi më i mirë i zhanrit ritmik” për albumin e saj “Future Nostalgia”.
Shpërblime për të pati edhe në American Music Awards 2022, ku u nderua me çmimin “Bashkëpunimi më i mirë i vitit” për “Cold Heart (Pnau Remix)” me Sir Elton John.
E kur jemi te ky bashkëpunim – ai u shpërblye edhe me një nga çmimet më honorifike të vitit në ndejën ‘Variety Hitmakers’.
Dyshja Dua Lipa dhe Elton John fituan çmimin “Krijuesit muzikor të vitit”, gjersa Dua si e vetme fitoi edhe çmimin “Artistja më e mirë depërtuese” në këtë event.
Artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, kishte një vit pak më pasiv se herët e kaluara, por që gjithsesi sukseset nuk munguan.
Gjatë vitit 2022 ajo ka publikuar shumë pak muzikë, pasi ka qenë e zënë duke incizuar këngë të reja për albumin e saj të ri, njëherësh të tretin në karrierë, të cilin ka planifikuar që ta publikojë në janar të vitit 2023.
Sa i përket çmimeve, Rita gjatë 2022-s ka qenë më shumë fituese e çmimeve të botës së modës dhe dizajnit.
Teksa ishte nikoqire e cermemonisë së madhe të ndarjes së çmimeve të muzikës evropiane, MTV Europe Music Awards 2022 së bashku me bashkëshortin e saj, Taika Waititi – Ora në këtë mbrëmje përfundoi e vlerësuar edhe me një çmim.
Rita Ora me çmimin ‘Best Look (Personal Style)’ në MTV Europe Music Awards 2022 (Dave Hogan/MTV/Getty Images for MTV)
Asaj iu dha trofeu i ‘Best Look (Personal Style)’ në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi për stilin e saj unik.
Ndërkohë, në nëntor 2022, interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” fitoi gjithashtu çmimin e saj “Personaliteti i vitit nga industria e shoubiznesit” në Glamor Women Of The Year Awards 2022.
Rita Ora me çmimin “Personaliteti i vitit nga industria e shoubiznesit” në Glamor Women Of The Year Awards 2022
Ky çim iu dha asaj në shenj nderimi si ikonë e stilit nga bota e industrisë së muzikës.
Një vit tejet i veçantë ka qenë 2022-ta për këngëtaren me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, Bebe Rexha.
Ajo e nisi vitin duke qenë tërësisht pasive vitin 2022, duke mos publikuar këngë të reja për muaj me radhë.
Por ishte gushti ai i cili do t’i jepte asaj një kthesë tjetër të fuqishme në karrierë, pas publikimit të këngës “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me DJ David Guettan.
Kënga e cila u shndërrua menjëherë në hit dhe kryesoi top-listat britanike dhe amerikane të muzikës, ishte gjithashtu pjesë e shumë prej ceremonive të çmimeve.
Ajo u nominua në NRJ Music Awards 2022 dhe MTV Europe Music Awards 2022.
Në këtë të fundit, dyshja arritën që së bashku të fitojnë çmimin “Bashkëpunimi më i mirë i vitit”.
Bebe Rexha dhe David Guetta me çmimin ‘Bashkëpunimi më i mirë’ në MTV Europe Music Awards 2022
Ndërsa është po ky hit që i ka nominuar ata edhe për çmimin më të rëndësishëm që një artist mund të fitojë në karrierës, – çmimin ‘Grammy’.
Rexha dhe Guetta janë nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elekonike”, ku luftojnë për ta fituar këtë çmim në mbrëmjen e madhe e cila do të mbahet në shkurt të vitit 2023.
Vit i sukseseve mund të thuhet se 2022-ta ishte edhe për këngëtaren me origjinë nga Shqipëria, Ava Max.
Artistja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koçi i ka pasur të shpeshta nominimet dhe çmimet e fituara në ceremonitë e ndarjes së çmimeve.
Ajo ishte e nominuar për çmime në MTV Europe Music Awards, Los 40 Music Awards, MTV Video Music Awards, dhe People’s Choice Awards.
Interpretuesja e hitit “Sweet but Psycho” fitoi dy çmime në mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve të muzikës në Spanjë, Los 40 Music Awards.
Ava Max me dy çmimet e saj në Los 40 Music Awards 2022 (Foto: Ava Max/Instagram)
Ava Max triumfoi në kategoritë “Artistja më e mirë ndërkombëtare” dhe “Videoja më e mirë muzikore e vitit” për klipin “Maybe You’re the Problem”.
Përveç çmimeve e këngëve të suksesshme, shumë nga artistet e lartpërmendura patën rastin që të vizitojnë edhe vendet e tyre të origjinës.
Dua mbajti koncerti koncert në Prishtinë në kuadër të festivalit ‘Sunny Hill’ dhe më pas performoi edhe në një koncert gjigant në Tiranë, për 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, në sheshin “Skënderbej”.
Ndërsa në shtator, Rita Ora gjithashtu mbajti koncert gjigant para fansave të saj shqiptarë, të cilët ishin të shumtë në numër.