Një tjetër dyshe e banorëve të Big Brother VIP Kosova 2 kanë nisur të distancohen dhe të kenë debate me njëri-tjetrin.
Bëhet fjalë për Shqipen dhe Gani Gërminë, ndonëse në fillim kishin raporte të afërta.
Në një diskutim të fundit, Shqipja u shpreh me Adrin në lidhje me Ganiun, ku ajo i tha se nuk e duron dot kur ai i afrohet.
Shqipja tha se e ka shumë bezdi pjesën e kontaktit dhe nuk e duron dot afërsinë e madhe me personat.
“Më fut terrorin kur më afrohet, nuk e duroj dot. E kam bezdi pjesë e kontaktit. Më duket sikur kur më mbyt. E kanë shumë të keqe këtë, të afrohen shumë afër. Nuk mundëm, më fut në presion kur më afrohesh, më fut ankth”, tha ajo.
Ndërkohë, shumë debate të tjera kanë nisur mes banorëve duke sjellur situata tensionuese në shtëpinë e famshme të BBVK.