Agresioni i Rusisë në Ukrainë ka sjellë shumë sanksione nga shtetet perëndimore. Por nëse ka pasur një lëvizje që vetë rusët e kanë pranuar se nuk e prisnin kurrsesi, ishte pikërisht përjashtimi i tyre nga bota e sportit dhe e spektaklit.
FIFA dhe UEFA vendosën që të përjashtonin Rusinë, e cila do të thotë përjashtim për këtë Kombëtare nga Botërori.
Rusët do të përballeshin në Fazën Play Off kundër Polonisë në gjysmëfinale. Sipas që raportojnë mediat polake, FIFA shqyrtoi tre mundësi të cilat janë:
“Polonia shkon direkt në fazën finale, Polonia luan kundër Sllovakisë që vjen menjëherë pas Rusisë në renditjen e grupit kualifikues të Botërorit dhe Polonia ndeshet me Norvegjinë, si vendi i tretë më i mirë i të gjitha grupeve”.
Por nëse ndodh kjo e fundit, te Shqipëria do të kenë jo pak dëshpërim. Norvegjia e ka mbyllur me 18 pikë në vendin e tretë, ndërsa edhe Shqipëria ka të njëjtën kuotë pikësh, 18 pikë. Por norvegjezët renditen më lart se kuqezinjtë për shkakun e golavarazhit plus 5, ndërsa për Shqipërin është zero, me 12 gola të shënuara dhe 12 gola të pësuara.
Megjithatë FIFA nuk e bëri zgjedhje përfundimtare dhe ia kaloi përgjegjësinë CAS, që do të japi vendimin përfundimtar pas apelimit që i bëri vendimit pala ruse e Federatës së Futbollit.