Shqipëria zhgënjen edhe ndaj Luksemburgut

February 27, 2022
1 minut lexim

Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll për meshkuj u mund mbrëmjen e sotme 86-75 nga Luksemburgu, në takimin e vlefshëm për fazën para-eliminatore të Eurobasket 20215 (Europiani). Kjo është humbja e dytë në harkun kohor të katër ditëve për kuqezinjtë e trajnerit Afrim Bilali, që tashmë zbresin në vendin e tretë në Grupin B.

Shqipëria e kishte mposhtur Luksemburgun në përballjen e nëntorit në Durrës (92-89), por këtë herë kuqezinjtë nuk arritën të përsëritin të njëjtin rezultat. Ndërkohë që, katër ditë më parë, Shqipëria u mund 101-84 nga Rumania, rivalja e tretë e këtij grupi.

Për sa i përket takimit, ai nisi mirë për kuqezinjtë, që udhëheqin 26-21 në periodën e parë. Në çerekun e dytë janë vendasit që dominojnë, përmbysin gjithçka në favorin e tyre dhe udhëheqin 48-41. Luksemburgu e thellon edhe më shumë diferencën në perioëdn e tretë, ku udhëheq 69-55.

10-minutëshi i fundit është formalitet pë vendasit, që administrojnë avantazhin, duke thyer përpjepket e Shqipërisë për të rikuperuar. Krejt takimi mbyllet 86-75 për Luksemburgun.

Shënuesit më të mirë për Shqipërinë në këtë ndeshje ishin Dallas more me 18 pikë e Frenki Lilaj me 17 pikë, por që s’mjaftuan.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pasoja ekonomike nga kriza në Maqedoni

Story i radhës

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës: 85 orë mbrojtje, e pamundur t’i thyesh mbrojtësit tanë

Të fundit nga

ShkoLartë