Shqipëria U-21 sot ndeshet me Kosovën U-17

min lexim

Kombëtarja shqiptare U-17 ka lënë pas përgatitjet në Durrës dhe është transferuar në Kukës, ku sot në ora 17:30 në stadiumin “Kukës Arena” do të zhvillojë ndeshjen e parë miqësore me Kosovën U-17. Po në këtë stadium më datë 23 qershor, kuqezinjtë do të zhvillojnë testin e dytë të programuar po me Kosovën U-17.

Trajneri Ervin Bulku ka ftuar 24 futbollistë, që aktivizohen në kampionatin vendas dhe ato të huaja, nga të cilët 14 luajnë në kampionatin vendas me ekipet e moshave, ndërsa pjesa tjetër janë pjesë e klubeve të huaja si Crystal Palace, Olympiakos, Zulte Waregem, Sudtirol etj.

Duke folur për Fshf.org, tekniku i Kombëtares U-17 shprehet se këto dy sfida janë sigurisht mjaft të vlefshme për të testuar ekipin, konsolidimin e grupit dhe për t’u dhënë shansin elementëve të rinj për të treguar veten.

“Pas turneut UEFA Development U-16 që ne zhvilluam në fund të muajit prill dhe paraqitjeve të mira që bëri skuadra, ne menduam të organizojmë edhe këto dy ndeshje miqësore. Pak a shumë grupi është i njëjtë, teksa kemi zgjedhur të ftojmë edhe 5 lojtarë të rinj, të cilët duam t’i shohim më me kujdes në aksion. Pas këtyre dy miqësoreve, Kombëtarja U-17 ka në program edhe dy teste të tjera në shtator për të konsoliduar grupin e lojtarëve që do të na përfaqësojë në Europianin e ardhshëm për këtë grup-moshë”, – thotë Bulku, duke shtuar se kjo grup-moshë është shumë e rëndësishme për të përcaktuar të ardhmen e futbollistëve të rinj.

“Mënyra më e mirë për të formuar grupin janë pikërisht ndeshjet miqësore ose turnetë miqësorë. Na ndihmojnë shumë turnetë, siç ishte UEFA Development që është format thuajse i njëjtë me atë të Europianit, pasi brenda një jave zhvilluam tre ndeshje që na dhanë indicie shumë të mira për elementët që kanë cilësitë e duhura për të qenë lojtarë të së ardhmes për këtë grup-moshë, por edhe për të vazhduar rrugëtimin te mosha U-19 etj. Kjo moshë është vendimtare për të përcaktuar të ardhmen e futbollistëve, pasi është faza kur nisin të maturohen plotësisht”, – shton ai.

Këto janë dy teste mjaft të vlefshme për kuqezinjtë e ekipit U-17 si dhe për stafin kuqezi të Kombëtares U-17 për të vlerësuar nga afër dhe për të spikatur elementët më të mirë që do të përfaqësojnë Shqipërinë në eliminatoret e Kampionatit Europian 2022/2023 për këtë grup-moshë, ku shorti e ka vendosur ekipin e Bulkut në Grupin 7 së bashku me Suedinë, Kroacinë dhe Uellsin.

“Lojtarët që kemi ftuar për herë të parë ne i kemi parë edhe në seleksionime që kemi bërë gjatë muajve të fundit dhe bashkë me stafin e ekipit Kombëtar ne kemi evidentuar këto elemente që mendojmë se do t’i shërbejnë kësaj skuadre për të plotësuar ato boshllëqe që ne kemi.

Sigurisht që këto dy ndeshje miqësore do t’i shërbejnë shumë skuadrës, për të parë sa më mirë cilësitë e çdo lojtari që të jemi sa më të drejtë në përzgjedhjet tona finale”, – theksoi ndër të tjera trajneri i Kombëtares U-17, Ervin Bulku.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bilall Kasami si Teuta Arifi, ka punësuar 200 militant të BËSËS që marrin rroga në komunën e Tetovës (VIDEO)

Story i radhës

Shenjat më negative të horoskopit

Të fundit nga