Shqipëria U-17 e pëson në fund nga Kroacia

October 23, 2022
1 minut lexim

Shqipëria U-17 e pëson në fund nga Kroacia, shpresat për fazën e dytë të Eliminatoreve të Europianit mbeten gjallë!

Shqipëria U-17 është mundur në minutat e fundit ndaj Kroacisë me rezultatin 1-0 e vlefshme për fazën e parë të Eliminatoreve të Europianit.

Një gol i shënuar nga Çalusiç në minutën e 90+1’ vendosi takimin, duke ndëshkuar kuqezinjtë e drejtuar nga Ervin Bulku.

Kështu Shqipëria zbret në vendin e 3 në grupin 7 me 3 pikë, teksa do t’i duhet një fitore ndaj Uellsit, ose një barazim në rast se Suedia mund Kroacinë, për t’u kualifikuar në fazën e dytë të Eliminatoreve të Europianit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pioli: Ishte një fitore e bukur, ja si është gjendja e Diaz

Story i radhës

Duke folur me veten? Ja pse mund të jetë mirë

Të fundit nga

ShkoLartë