shqiperia synon konsullate ne luginen e presheves hoxha kerkesa e serbise per shkodren do te trajtohet mbi bazen e reciprocitetit 6a6b56d0dfd5b

​Shqipëria synon konsullatë në Luginën e Preshevës, Hoxha: Kërkesa e Serbisë për Shkodrën do të trajtohet mbi bazën e reciprocitetit

July 30, 2026
min lexim

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka deklaruar se prioritet i Tiranës mbetet hapja e një Konsullate të Përgjithshme shqiptare në Luginën e Preshevës, ndërsa kërkesa e Serbisë për hapjen e një konsullate në Shkodër do të shqyrtohet në kuadër të parimit të reciprocitetit dhe vetëm pas arritjes së dakordësisë mes dy vendeve.

Reagimi i Hoxhës vjen pas debatit të krijuar nga deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë për mundësinë e hapjes së një Konsullate të Përgjithshme serbe në Shkodër, transmeton KosovaPress.

Sipas ministrit, Shqipëria ka kërkuar prej kohësh krijimin e një përfaqësie të përhershme konsullore në Luginën e Preshevës, ku jeton një komunitet i konsiderueshëm shqiptar, ndërsa Serbia ka paraqitur kërkesën e saj për hapjen e një konsullate në Shkodër.

Ai theksoi se çdo vendim do të merret vetëm pasi të jenë dakordësuar të gjitha aspektet e procesit ndërmjet dy shteteve.

Hoxha nënvizoi se reciprociteti është një parim themelor i marrëdhënieve diplomatike, por nuk duhet të interpretohet si barazim mekanik i interesave apo objektivave të Shqipërisë dhe Serbisë.

“Synimi dhe interesi i Shqipërisë është të krijojë më në fund një prani konsullore të përhershme në Luginën e Preshevës, një zhvillim i vonuar në një hapësirë ku jeton një komunitet i rëndësishëm shqiptar. Kjo do të na mundësojë të jemi më pranë qytetarëve shqiptarë, t’i mbështesim më drejtpërdrejt dhe të mbrojmë interesat e tyre legjitime”, tha Hoxha.

Ministri kritikoi reagimet që, sipas tij, janë përqendruar te mundësia e hapjes së konsullatës serbe në Shkodër, duke lënë në hije rëndësinë që do të kishte për shqiptarët e Luginës së Preshevës hapja e një përfaqësie diplomatike shqiptare.

Ai shtoi se politika e jashtme e Shqipërisë mbështetet në interesin kombëtar, respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe vlerave evropiane.

“Ky është standardi ynë sot, por edhe standardi që Shqipëria synon të mbajë si vendi i ardhshëm anëtar i Bashkimit Evropian. Ne jemi të vendosur ta përfaqësojmë këtë qasje në çdo vendimmarrje të politikës sonë të jashtme”, përfundoi Hoxha.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

konjufca historia e mergates shqiptare eshte histori e dhunes dhe debimit 6a6b565647d60
Lajmi i mëparshëm

​Konjufca: Historia e mërgatës shqiptare është histori e dhunës dhe dëbimit

sunny hill hap dyert neser ne oren 1200 6a6b57fc2e317
Lajmi i radhës

​Sunny Hill hap dyert nesër në orën 12:00

Të fundit nga

​Sunny Hill hap dyert nesër në orën 12:00

Të premten do të hapen dyert e festivalit Sunny Hill, me fillim nga ora 12:00. Organizatorët kanë bërë të ditur se shiritat e dorës, të cilët zëvendësojnë biletat, mund të tërhiqen vetëm
ShkoLartë