shqiperia pritet te perjetoje temperatura deri ne 40 grade 6a687b901ad28

Shqipëria pritet të përjetojë temperatura deri në 40 gradë

July 28, 2026
1 minut lexim

Temperaturat e larta kanë nisur të përfshijnë Shqipërinë, ndërsa meteorologia Tanja Porja paralajmëron se kjo është vetëm dita e parë e një periudhe 10-ditore me mot të nxehtë dhe pa reshje.

“Sot diell dhe temperatura të larta. Kemi një rritje të menjëhershme të vlerave termike. Kemi në mesditë të paktën 4 gradë rritje, ndërkohë që dje ishim rreth 33 gradë temperatura maksimale. Sot presim 38°C. Vranësia do të jenë të dukshme vetëm gjatë orëve të pasdites dhe kryesisht në veri dhe në zonat lindore, ndërsa era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare. Në fakt, sot është dita e parë me temperatura të larta. E gjithë periudha tjetër, për një 10-ditor, presim vetëm temperatura të larta në territor dhe mundësia për reshje është thuajse zero”, u shpreh Porja.

Sipas meteorologes, vala e të nxehtit do të vijojë të forcohet edhe në ditët në vijim, me temperatura që do të rriten gradualisht.

“Nga nesër dhe në vijim do të kemi vetëm rritje të vlerave termike. Shumë shpejt këtë mesjavë presim edhe që temperatura të shkojë 40 gradë Celsius”, shtoi ajo.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjenerali amerikan wikoff ne qeveri per takim me kurtin diskutohet situata e sigurise dhe bashkepunimi i kosoves me nato n 6a687b12cd784
Lajmi i mëparshëm

Gjenerali amerikan Wikoff në Qeveri për takim me Kurtin, diskutohet situata e sigurisë dhe bashkëpunimi i Kosovës me NATO-n

shba te fillojne shqyrtimin e pranise se tyre ushtarake ne evrope 6a687bf25520a
Lajmi i radhës

SHBA-të fillojnë shqyrtimin e pranisë së tyre ushtarake në Evropë

Të fundit nga

ShkoLartë