Ditën e premte, Shqipëria pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona të vendit.
Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të jetë kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra kthjellimesh. Reshjet e shiut pritet të nisin që në orët e para të ditës, me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.
Në veriperëndim të vendit, reshjet parashikohen të jenë me intensitet mesatar deri të lartë, ndërsa herë pas here mund të shoqërohen me shtrëngata afatshkurtra dhe shkarkesa elektrike.
Gjatë ditës, reshjet do të vijojnë të jenë të pranishme, kryesisht me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga drejtimi juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të forcohet herë pas here, duke arritur shpejtësi deri në 14 m/s.
Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 2-3 ballë.
Burimi: botasot.info


