Shqipëria nën “pushtetin” e shiut, çfarë ndodh me motin javën e ardhshme

December 11, 2022
1 minut lexim

Duke lënë pas këtë fundjavë me reshje shiu të dendura; në një parashikim për javën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti për të gjitha ditët parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë lokalisht edhe alternimet me kthjellime. Sipas SHMU për ditën e Hënë dhe të Martë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensite të ulët.

Ditën e Mërkurë reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe në orët e vona të mbrëmjes reshjet hera-herës fitojnë itensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Ditën e Enjte përsëri reshjet me intensitet të ulët dhe lokalisht në formë shtrëngatash.

Për ditën e Premte rikthehen përsëri reshjet me intensitet të lartë. Zona e veriut dhe ajo e qendrës parashikohen me mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu të cilat pas orëve të mesditës do të jenë me intensitet të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Zona e jugut parashikohet me mot me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të dobëta dhe lokale.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Jo vetëm përgjigje, 4 pyetjet që mund t’i bëni pa frikë në intervistat e punës

Story i radhës

Konjufca nga nesër për vizitë dy ditore në Shkup

Të fundit nga

Broja në fushë për 45 minuta

Lajme të mira sa i përket rikuperimit të Armando Brojës! Sulmuesi kuqezi luajti si titullar për ekipin e të rinjve të Evertonit kundër Watford U-21 për 45 minuta në sfidën e Kupës
ShkoLartë