shqiperia nen pushtetin e flakeve ambasada greke mendimet tona jane me popullin shqiptar brenda kapaciteteve tona kontribuojme per te shuar zjarret me mjete ajrore zjarrfikese 689d21b83ada8

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, ambasada greke: Mendimet tona janë me popullin shqiptar! Brenda kapaciteteve tona kontribuojmë për të shuar zjarret me mjete ajrore zjarrfikëse

August 14, 2025
1 minut lexim

Ambasada greke përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në Shqipëri. Ambasada shkruan se po e monitoron situatën dhe se brenda kapaciteteve të saj po kontribuojnë për të shuar zjarret me mjete ajrore zjarrfikëse.

Më tej në reagim thuhet se mendimet e tyre janë me popullin shqiptar. Vendi ynë prej ditësh ndodhet në situatë alarmante me zjarre të cilat kanë dalë jashtë kontrollit sidomos në Delvinë dhe Gramsh.

Edhe Italia ka kontribuar për shuarjen e flakëve duke dërguar 5 helikopterë dhe 1 avion zjarrfikës Canadair. 

“Ambasada e Greqisë në Shqipëri shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta vendit mik dhe fqinj, Shqipërisë, dhe monitoron situatën me frontin e gjerë të zjarreve në vend. Në frymën e bashkëpunimit dhe solidaritetit, Greqia, brenda kuadrit të kapaciteteve të saj, kontribuon në përpjekjen për të shuar zjarret me mjete ajrore zjarrfikëse, si në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, ashtu edhe në kontekstin e bashkëpunimit dypalësh.
Mendimet tona janë me popullin shqiptar”, 
thuhet në postim.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rame lahaj i dhuron izet mexhitit filigran me harten e kosoves 689d1857da7c3
Lajmi i mëparshëm

Ramë Lahaj i dhuron Izet Mexhitit filigran me hartën e Kosovës

petrit kllokoqi ngjitet ne majen me te larte te evropes mont blanc 689d222f9b44d
Lajmi i radhës

Petrit Kllokoqi ngjitet në majën më të lartë të Evropës, Mont Blanc

Të fundit nga

Protesta në Tiranë shënon ditën e 93-të

Protestues dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur sërish sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 93-të të tubimit të tyre të vazhdueshëm kundër politikave të qeverisë. Tubimi nisi fillimisht në sheshin

Penko” hap dyert për nxënësit nga Çairi

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani ka njoftuar se është arritur marrëveshje për pranimin në klasë të parë të nxënësve nga Çairi të cilët kanë vendbanim në afërsi të objektit të Shkollës Fillore
ShkoLartë