FIFA dhe UEFA i dhanë një goditje të fortë sot Rusisë, duke vendosur përjashtimin e të gjitha skuadrave të saj nga të gjitha kompeticionet futbollistike.
Rusia ishte në fazën “play-off” të kualifikueseve të botërorit “Katar 2022” dhe do të përballej me Poloninë, por pasi kjo e fundit refuzoi të përballej me të dhe i bëri presion organeve të futbollit për ta përjashtuar nga kompeticioni, ajo u dëbua.
Kjo duket se ka sjellë një shpresë për kombëtaren kuqezi, e cila mund të ketë fatin të luajë në botëror, falë një skenari.
Dy skenarët e mundshëm, pas përjashtimit janë:
1.Rusia ndëshkohet duke hequr kombëtaren e tyre të futbollit nga ky kompeticion, e treta e grupit, e cila është Sllovakia, do të kishte shansin të futej në Play-Off. Pas
2.Rusia ndëshkohet, mund të gjykohet se vendi i tretë më i mirë nga të gjitha grupet përkatëse të futej në Play-Off në vend të Rusisë.
Vendi i tretë me më shumë pikë është kombëtarja shqiptare, kështu mundësia është se Shqipëria do të marrë pjesë në Play-Off.