Shqipëria e Alban Bushit ka zbritur sot në fushën e blertë kundër Maqedonisë së Veriut.
Kombëtarja U-20 është mundur me shifrat 1:3 në këtë takim, që po zhvillohet gjatë përgatitjeve në një mini turne në Kroaci.
Bushi kërkon që të shoh elementet e së ardhmes, ndërsa përgjigja e vetme pozitive ka ardhur nga Adrion Pajaziti.
Ky i fundit bëri zhurmë të madhe për shkak të kalimit të tij nga Kosova te Shqipëria, ndërsa luan për Fulham U-21.
Vetëm një ndeshje i ka mjaftuar Pajazitit për të shënuar me kuqezinjtë, megjithëse goli i tij u zhvlerësua pasi Maqedonia e Veriut shënoi edhe dy herë të tjera.