Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Armenisë, në ndeshjen miqësore që është zhvillua në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Kuqezinjtë treguan lojë më të mirë, si fryt i kësaj edhe triumfuan ndaj rivalit.
Përveç dy golave, një herë goditën edhe shtyllën e Armenisë.
Në minutën e 4-të, gjyqtari pas një minute shikon VAR-in por nuk referon penallti, duke sinjalizuar se nuk kishte ndërhyrje ndaj Skukës së Shqipërisë.
Pas një harkimi nga e djathta, Laçi gjuan me kokë por portieri i armenëve devijon topin i cili më pas ndalet nga shtylla pikërisht në minutën e 9-të.
Asllani në minutën e 28-të, jep një pasim perfekt për Çokajn i cili ul topin për Xhuliano Skukën, ky i fundit nuk gabon nga 13-14 metra, me gjuajtjen e tij dhe kalon në avantazh kuqezinjtë.
Në pjesën e dytë, Shqipëria ka treguar lojë shumë të mirë.
Zëvendësuesi Cara në minutën e 61-të, pengohet nga Haroyan, penallti për Shqipërinë.
Në minutën e 63-të, Kristijan Asllani i pagabueshëm nga penalltia, portieri Buchnev në të djathtë e topi në këndin e poshtëm të majtë.