Shqipëria mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Rumanisë, Presidenti Duka befason ekipin

October 7, 2022
1 minut lexim

Kombëtarja shqiptare e vajzave U-19 ka zhvilluar këtë të premte seancën e fundit stërvitore në prag të sfidës së dytë ndaj Rumanisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023 për këtë grupmoshë.

Pas fitores me tripletë kundër Letonisë dy ditë më parë, atmosfera në kampin kuqezi është mjaft e mirë dhe skuadra është e karikuar dhe me moral të lartë për të arritur një tjetër rezultat pozitiv ditën e nesërme.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Kreshnik Krepi nuk do të ketë në dispozicion për ndeshjen e nesërme mbrojtësen Rexhina Maxhalaku, e cila do të mungojë për shkak të kartonit të kuq të marrë në sfidën e parë ndaj Letonisë.

Gjithashtu, edhe mbrojtësja Matilda Tanushi dhe mesfushorja Jehona Coka me shumë gjasa nuk do të jenë të gatshme për këtë sfidë, teksa janë në fazë rikuperimi dhe po ndiqen me kujdes nga stafi mjekësor i skuadër. Tanushi ka pësuar një tërheqje në kavilje gjatë stërvitjes, ndërsa Coka u dëmtua në ndeshjen e kaluar në një dyluftim me kundërshtaret e Letonisë. E gjithë pjesa tjetër e skuadrës është në formë të mirë dhe ka zhvilluar stërvitje rregullisht këto dy ditë, me besimin e lartë për të marrë një rezultat pozitiv.

Përpara këtij takimi, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe anëtarja e Komitetit Ekzekutiv, Anila Basha, surprizuan ekipin duke i vizituar në hotel. Ata përgëzuan vajzat për fitoren e parë ndaj Letonisë dhe i uruan shumë suksese për nesër.

Skuadra e drejtuar nga Kreshnik Krepi do të zbresë nesër në fushën e stadiumit ‘Elbasan Arena’, ku do të përballet me Rumaninë në ora 14:30.

Të gjithë tifozët e Shqipërisë do të kenë mundësi të hyjnë falas në stadium dhe të mbështesin vajzat kuqezi në këtë sfidë të vështirë, që në rast të një tre pikëshi do t’i ngjiste në Ligën A, nga ku nis edhe ëndrra për t’u kualifikuar në grupet e Kampionatit Europian.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çfarë do të thotë të jesh person abnoseksual?

Story i radhës

Llukarevska: Gati 5.000 punëdhënës nuk kanë paguar pagat në gusht

Të fundit nga

ShkoLartë