Shqipëria mbyll përgatitjet, gati për sfidën e rëndësishme ndaj Sllovenisë

min lexim

Pas debutimit me tripletë ditën e djeshme ndaj Luksemburgut, Shqipëria U-15 është rikthyer sërish në fushën e stërvitjes, për të vijuar përgatitjet për një tjetër sfidë të rëndësishme në turneun zhvillimor të UEFA-s për këtë grupmoshë në Bosnje – Hercegovinë.

Skuadra e drejtuar nga Kreshnik Krepi ka zhvilluar pasditen e sotme një seancë shkrythëse përpara ndeshjes me Slloveninë që ka zgjatur rreth 60 minuta.

Stafi i ekipit U-15 është përqëndruar më shumë te përmirësimi i cilësive teknike dhe taktike të nën 15 vjeçareve, të cilat sipas trajnerit Krepi po shprehen shumë mirë nga seanca në seancë.

Në përballjen e parë ndaj Luksemburgut, vajzat kuqezi ia dolën të bindnin me lojë dhe paraqitjen e tyre, duke fituar me shifrat 3-1, një debutim fantastik ky për ekipin e sapokrijuar të Shqipërisë. Nga ana tjetër, edhe Sllovenia arriti të fitonte në sfidën e parë të turneut, duke mundur vendin pritës, Bosnjen nga pika e bardhë e penalltive.

Kështu, përballja ndaj Sllovenisë ditën e nesërme do të jetë edhe sfida më e rëndësishme e këtij grupi, pasi një fitore tjetër do t’i rendiste vajzat kuqezi automatikisht në vendin e parë.

Kjo sfidë dytë ndaj bashkëmoshatareve sllovene do të luhet ditën e enjte (nesër), në ora 12:00.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lufta nuk do të përfundojë këtë vit, thotë ushtria ukrainase

Story i radhës

Qualcomm zbulon çipet e reja për smartfonët e segmentit të ulët dhe të mesëm

Të fundit nga