shqiperia luan ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj danimarkes me 12 prill 67f546e0182b4

Shqipëria luan ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Danimarkës më 12 prill

April 8, 2025
1 minut lexim

Kombëtarja e Futsallit do të luajë më 12 prill ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Danimarkës, e vlefshme për Kampionatin Europian “Futsal 2026”.

Kuqezinjtë janë pjesë e Grupit 6, së bashku me Armeninë, Kazakistanin dhe Danimarkën. Shqipëria renditet në vendin e tretë, me tre pikë të grumbulluara.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se kjo ndeshje do të zhvillohet në sallën e sportit “Mizahir Isma”, në Rahovec të Kosovës. Ndeshja do të nisë në orën 19:00.

Në ditët në vijim, trajneri Erind Resuli do të shpallë listën me futbollistët e grumbulluar për këtë përballje.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

kfor i vazhdon pergatitjet per ta mbajtur nje mjedis te sigurt per te gjitha komunitetet 67f5435f3cc88
Story i mëparshëm

KFOR-i vazhdon përgatitjet për ta mbajtur një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet

vuciq dhe dodik kercenojne me nje aleance ushtarake me hungarine 67f54aa5b43b3
Story i radhës

Vuçiq dhe Dodik ‘kërcënojnë’ me një aleancë ushtarake me Hungarinë

Të fundit nga

ShkoLartë