Shqipëria krah Kosovës: E papranueshme që autorët e Banjskës janë të lirë

1 minut lexim

Shqipëria mbështet Kosovën në përpjekjet dhe arritjet e saj, për vendosjen e sundimit të ligjit në të gjithë territorin e vendit.

Është ky mesazhi që vjen nga ministri i jashtëm shqiptar, Igli Hasani, për një vjetorin e sulmit terrorist nga grupi i armatosur serb në Banjskë.

Kryediplomati nderon sakrificën e heroit Afrim Bunjaku dhe thekson se është e papranueshme që autorët e këtij krimi mbeten ende të lirë.

“Drejtësia duhet të vihet në vend pa vonesa dhe justifikime”, shkruan Hasani në një deklaratë. Ministri shton se Shqipëria mirëpret vendimin e Prokurorisë së Kosovës, për të ngritur aktakuzë kundër të dyshuarve për organizim dhe kryerje të këtij sulmi brutal.

“Llogaridhënia është element kyç për parandalimin e përshkallëzimeve dhe konsolidimin e paqes në të gjithë rajonin”, përfundon mesazhin e tij Hasani. 

Story i mëparshëm

Paralajmërimi i presidentit çek, Pavel: Pasi të përfundojë lufta, një pjesë e territorit ukrainas do të jetë nën pushtimin rus

Story i radhës

VLEN: Bixhozi u largua nga shtëpitë tona, premtimi u realizua/ Qeveria ua mori licencat vetëm dy kompanive, Megawin vazhdon të veprojë

Të fundit nga