Shqipëria i bashkohet nismës për hetim të Rusisë për krime lufte në Ukrainë

March 3, 2022
1 minut lexim

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka bërë të ditur se Shqipëria i ka bashkuar forcat me 37 aleatë dhe partnerë për të referuar situatën në Ukrainë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

Ajo u shpreh se Rusia duhet të hetohet për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Ukrainë.

“Bota nuk do ta pranojë kurrë agresionin”, ka shtuar Xhaçka.

Ndërkohë, Gjykata Ndërkombëtare Penale tha të mërkurën se do të hapte menjëherë një hetim mbi krimet e mundshme të luftës të kryera në Ukrainë, pas kërkesave për ta bërë këtë nga një numër i paprecedentë i shteteve anëtare të gjykatës.

Rusia nuk është anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe refuzon juridiksionin e saj.

Megjithatë, gjykata mund të hetojë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në territorin e Ukrainës, pavarësisht nga kombësia e autorëve të dyshuar.
 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Politike, ekonomike, sociale dhe morale-shpirtërore

Story i radhës

Arrestohen tre të mitur në Prishtinë, nën kërcënimin e thikës kërkuan 10 euro nga një tjetër i mitur

Të fundit nga

ShkoLartë