Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook ka ndarë momentet e ceremonisë të nënshkrimit të marrëveshjes për futjen e dronëve.
Sipas tij këta dronë të famshëm Bayraktar do të jenë pjesë e arsenalit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes ministrisë shqiptare të Mbrojtjes dhe kompanisë turke “Bayraktar”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se kjo marrëveshje është arritur falë partneritetit strategjik me Turqinë dhe për këtë falënderoi presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.