shqiperia eshte grua rama 56 e zgjedhesve ne rang vendi jane vajza e gra 67f94a90c0e8f

“Shqipëria është grua”/ Rama: 56% e zgjedhësve në rang vendi janë vajza e gra!

April 11, 2025
1 minut lexim

“Shqipëria është grua”, u shpreh kryesocialisti Edi Rama, në takimin “Vajzat dhe Gratë Socialiste për Shqipërinë 2030”, që çeli fushatën zgjedhore të PS-së.

Edi Rama: Të dashura nëna, motra, bija kudo ku jeni. Sot jemi mbledhur njëkohësisht në të 12 qarqet e vendit, ku zhvillohen 12 garat e përballjes elektorale për kuvendin e ardhshëm për të nisur zyrtarisht fushatën e 11 majit.

Duke qenë se ishte e vetmja mënyrë për të lidhur bashkë të gjitha forcat komando të forumit të gruas, menduam se më e udhës ishte të mblidheshin drejtueset dhe koordinatoret për të përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë: Shqipëria është grua! Europa është grua dhe suksesi për Shqipërinë 2030 varet në radhë të parë nga nënat, motrat dhe bijat e Shqipërisë, nuk ka asgjë që më bën më shumë krenarë se sa fakti se kjo parti politike mbështetet nga gratë.

56% e zgjedhësve gra dhe vajza në rang vendi mbështesin PS, në disa qarqe është më e lartë. Te burrat, kjo % është më e ulët. Mbështetjen më kuptimplotë të pjesës më të ndjeshme, të pjesës më të arsyeshme, të pjesës më sakrifikuese të popullit shqiptar, nuk do ta ndërroja kurrë me mbështetjen e pjesës tjetër, mbështetjen e burrave dhe djemve.

Mes dy palëve nuk ka diskutim që zgjedh të parat nënat, vajzat. Sot, në ditën e rënies së gongut të fushatës, nuk do ta nisnim këtë etapë përveçse kështu me gratë dhe vajzat, që duke e njohur nga brenda organizimin e PS, mendoj se meritojnë të gjuhet komandot e armatës sonë në rang vendi, madje dhe jashtë Shqipërisë. Ju falënderoj të gjithave ju në këtë sallë dhe në 11 sallat e tjera.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

tre nga te lenduarit ne kocan jane leshuar nga spitalet ne plovdiv dhe varne 67f9452e25dbe
Story i mëparshëm

Tre nga të lënduarit në Koçan janë lëshuar nga spitalet në Plovdiv dhe Varnë

qeveria e re ne udhekryq vjen thirrja per kurtin dhe lvv ne duhet te analizohet seriozisht se ku 67f953eef2dcf
Story i radhës

Qeveria e re në “udhëkryq”, vjen thirrja për Kurtin dhe LVV-në: Duhet të analizohet seriozisht, se ku…!

Të fundit nga

Vardari fiton derbin ndaj Shkupit në Çair

Vardari ka mundur 2:0 FC Shkupin në duelin hapës të xhiros së 30-të në elitën e futbollit vendor. Zhbllokimi i rezultatit erdhi në fund të pjesës së parë kur Omeragiq asiston për
ShkoLartë