“Shqipëria dhe Kosova bëhen”, Kurti: Gëzuar 28 nëntorin historik të Skëndërbeut në Krujë, Ismail Qemalit në Vlorë dhe Adem Jasharit në Prekaz

November 27, 2022
min lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar të gjithë shqiptarët kudondodhen festën e flamurit dhe shpelljes së Pavarësisë.

“Gëzuar festën e shenjtë për identitetin tonë kombëtar” tha Kurti.

“Të dashur shqiptarë, ju uroj nga zemra ditën e flamurit dhe 110 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Stërgjyshërit tuaj kanë kontribuar gjak djersë dhe kapital për atë ide dhe projekt që e ka emrin Shqipëri. Shtëpi e të gjithë shqiptarëve , e hapur për miqt, garantuese e te drejtave te minoriteteve, kontribuuese në paqe e demokraci. Gëzuar festën e shenjtë për identitetin tonë kombëtar. Gëzuar 28 nëntorin historik të Skëndërbeut në Krujë, Ismail Qemalit në Vlorë dhe Adem Jasharit në Prekaz,” u shpreh fillimisht Kurti.

Më pas ai shtoi se Shqipëria dhe Kosova do të bëhen dhe se dy qeveritë nuk duhet të ndalojnë së punuari.

“Na duhet të jemi më shpesh bashkë, jo vetëm ne politikanët, të punojmë së bashku. Teksa në europën lindore po vinte demokracia, një shkencëtar politolog i madh thoshte se politikanët shqiptarë duke theksuar ndarjen po u jepnin arsye atyre që duan ti shohin të ndarë.

Nesër shënojmë 110 vjetorin e pavarësisë në Vlorë. Në Kosovë ne i gëzohemi çdo suksesi të qeverisë, si atyre të mëparshme dhe të tanishme. Keni bërë hapa të mëdhenj, ka bërë hapa në shumë fusha. Uroj që sukseset të mos iu ndalen dhe ti shtohen flamurit.Jam i sigurtë se kështu gëzoheni dhe ju. Jam i sigurtë për bashkëpunimin tonë, kemi abetaren e përbashkët. Kemi financuar së bashku fizibilitetin për hekurudhën e përbashkët. Të dashur qytetarë, nëse ndalojmë se punuari është rrezik, vendet tona ballafaqojmë me probleme, i rëndi është largimi i të rinjve. Sot nuk dua të flas për halle e probleme, por dua t’i drejtohem atyre që kanë marrë rrugën e kurbetit. Mërgimtarët janë burim demokratizimi e kulture që e marrin në vende të tjera, e di që nuk po shkoni për qejf por prej brengës. Ju garantoj se betejën do ta bëjmë deri në fund, Shqipëria bëhet, Kosova bëhet, trojet tona bëhen.Puna është rruga jonë, nderi dhe besa janë cilësite tona. Do i tregojmë botës se ashtu si nxjerrim këngëtarë e të tjerë, jemi të aftë të bëjmë shtetin. Mbarësi për të gjithë shqiptarët,” përfundoi ai./albeu.com

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Marin Mema sot vizitoi Haraçinën 100% shqiptare (FOTO)

Story i radhës

Edhe ky 28 Nëntor në minaret pa flamurin shqiptar

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë