Shqipëria dhe Jordania drejt një partneriteti më të thelluar

May 2, 2025
1 minut lexim

Presidenti Bajram Begaj ka pritur me një ceremoni solemne Mbretin e Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, në kuadër të vizitës zyrtare që ky i fundit po zhvillon në vendin tonë me ftesë të kreut të shtetit.

Pas ceremonisë, presidenti Begaj, zhvilloi një takim kokë më kokë me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II, ku u theksua vullneti i përbashkët për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe, si në fushën politike ashtu edhe në atë ekonomike dhe të sigurisë.

Në fokus të diskutimeve ishte rritja e shkëmbimeve tregtare dhe nxitja e investimeve jordaneze në Shqipëri. Presidenti Begaj e konsideroi këtë një prioritet të rëndësishëm, ndërsa theksoi mbështetjen e Jordanisë për Kosovën në arenën ndërkombëtare, përfshirë përpjekjet për njohje të reja dhe anëtarësim në organizma ndërkombëtarë.

Palët u shprehën në favor të forcimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke vlerësuar rolin e Jordanisë si një kolonë stabiliteti në rajonin e Lindjes së Mesme. Presidenti Begaj konfirmoi gjithashtu mbështetjen e Shqipërisë për hapjen e një zyre ndërlidhëse të NATO-s në Jordani, duke e cilësuar këtë një hap të rëndësishëm strategjik në kuadër të sigurisë transatlantike.

Në takim u vlerësua edhe nisma e Procesit të Aqaba-s, e udhëhequr nga Jordania, si një instrument i suksesshëm në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit. Lidhur me konfliktin izraelito-palestinez, të dy liderët u shprehën se zgjidhja me dy shtete është e vetmja rrugë drejt një paqeje të qëndrueshme.

Kujtojmë se më 12 maj të 2015-ës, Mbreti i Jordanisë, Abdullah II zhvilloi vizitë në Shqipëri ku u takua me Presidentin asokohe Bujar Nishani ( ndërroi jetë në maj të 2022-shit).

Mbreti Abdullah II shprehu mirënjohjen ndaj vendit tonë për luftën kundër terrorizmit..

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Toshkovski: MPB nuk ishte e informuar dhe as përgjegjëse për përdorimin e mjeteve piroteknike në diskotekën “Pulse”

Story i radhës

Seanca e radhës nesër, deputeti i VV-së: Haxhiu zgjedhja jonë

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë