Shqipëria destinacion më i shtrenjtë sivjet se sa vjet

June 13, 2023
1 minut lexim

Leku shqiptar ka shënuar rritje të hovshme ditëve të fundit.

Më së rëndi do ta përjetojnë, pushuesit që shkojnë me euro në Shqipëri.

Kursi i këmbimit njoftoi se tashmë 1 euro mund të blihet me 106 lekë, ndërsa do të shitet me 108.5 lekë. Në qershor të vitit të kaluar, 1 euro në Shqipëri këmbehej me 121 lekë.

Në një shembull, nëse me 500 euro vitin e kaluar keni marrë 60,500 lekë, kjo shumë lekësh tani mund të blihet me 570 euro.

Pra nëse një familje mesatarisht ka shpenzuar 500 euro për pushime, vetëm në këmbim tani llogaritet “t’i kushtojë” rreth 70 euro më shumë, ndërsa me inflacion edhe 30 të tjera.

Pushimet që kushtonin 500 euro tani kushtojnë 20 % më shtrenjtë, apo 600 euro.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Raport: 98 për qind e emrave në listën e vëzhgimit të FBI-së janë muslimanë

Story i radhës

25 vjet pas, Osmani mban fjalim në PE ku Rugova ishte nderuar me çmimin Saharov

Të fundit nga

ShkoLartë