shqiperi rriten ndjeshem cmimet e produkteve baze ushqimore 62852a4061a70

Shqipëri, rriten ndjeshëm çmimet e produkteve bazë ushqimore

May 18, 2022
1 minut lexim

Rritja e çmimeve po ndihet së tepërmi kohet e fundit dhe ata që vuajnë pasojat dhe “goditen” më shumë duket se janë qytetarët e thjeshtë.

Produktet bazë ushqimore në markete kanë pësuar rritje të konsiderueshme nga disa muaj më parë.

Çmimi i një litri vaji ka shkuar 380 lekë, orizi i thjeshtë kokërrgjatë 110 lekë, sheqeri 120 lekë, qershitë 3.000 lekë dhe bamjet 1.200 lekë.

Vetëm për 4-mujorin rreth 187.8 miliardë lekë të ardhura kanë hyrë në arkën e shtetit.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë të ardhurat janë rritur me mbi 35.7 miliardë lekë apo gati 294 milionë euro.

Si tatimet ashtu edhe doganat kanë mbledhur më shumë para përgjatë kësaj periudhe. Ndikimin më të madh në ecurinë pozitive të arkëtimeve e ka dhënë Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, e ashtuquajtura taksa e konsumit që mban edhe peshën kryesore prej shtrenjtimit të çmimeve në pjesën e parë të këtij viti.

Rritja ka ardhur si në zërin e shpenzimeve kapitale para që shkojnë kryesisht për investime, ashtu edhe në shpenzimet korente për personelin, paga e pagesa kontributesh shoqërore.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ndryshon cmimi i energjise elektrike ne kosove rikthehen tarifat e vjetra 6285299043989
Story i mëparshëm

Ndryshon çmimi i energjisë elektrike në Kosovë, rikthehen tarifat e vjetra

shba do te punoje me finlanden dhe suedine ne rast agresioni 62852a888ea69
Story i radhës

SHBA do të punojë me Finlandën dhe Suedinë në rast agresioni

Të fundit nga

Rivalët e Superiores kërkojnë liderin e Tiranës

Tirana duket se është kthyer në “market” për ekipet e Superiores. Tashmë Elbasani është skuadra e radhës që ka menduar të “peshkojë” te kryeqytetasit. Florjan Përgjoni është i “piketuari” i verdhebluve për
ShkoLartë