Gjykata e Lezhës ka dënuar me 30 vjet burgim A.K, i cili ka përplasi për vdekje me makinë ish-kunatin e tij në Ishull-Lezhë, ngjare që ka ndodhur në vitin 2019-të.
32-vjeçari është gjetur fajtor për veprën “Vrasje e kryer brenda rrethit familjar”.
Vendimi është dhënë në mungesë nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari A.H, ndërsa prokuroria kishte kërkuar dënimin e të pandehurit me 35-vjet burgim.
Babai i viktimës ka paralajmëruar ankimin e vendimit në Gjykatën e Apelit në Shkodër, duke akuzuar policinë dhe prokurorinë se nuk kanë hetuar siç duhet duke fshehur provat.
Ai ka kërcënuar me vetëgjyësi nëse nuk do ndëshkohen dhe tre personat e tjerë, që sipas tij janë bashkëpunëtorë në vrasjen e djalit të tij, Y.M.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur me 21-shtator të vitit 2019-të në Ishull-Lezhë, teksa 32-vjeçari Y.M ka qenë duke lëvizur me biçikletë është përplasur nga një automjet dhe ka vdekur disa orë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra.
Fillimisht është dyshuar për aksident, por pas veprimeve hetimore, ka rezultuar se ngjarja ka qenë e qëllimshme dhe policia ka shpallur në kërkim 32-vjeçarin, A.K.
Autori dhe viktima kishin pasur konflikte me njëri tjetrin që pas divorcit të Y.K me motrën e 32-vjeçarit, i cili prej tri vjetësh vijon të jetë në arrati pasi nuk është arritur të prangoset nga policia.