shqiperi ngadalesohet rritja e cmimeve inflacioni 7 9 ne nentor 639332ee01327

Shqipëri, ngadalësohet rritja e çmimeve, inflacioni 7.9% në nëntor

December 9, 2022
1 minut lexim

Inflacioni, që mat ndryshimin vjetor të çmimit të mallrave në Shqipëri shfaqi shenja ngadalësimi në nëntor.

Instituti i Statistikave publikoi sot Indeksin e Çmimeve të Konsumit, sipas të cilit ndryshimi vjetor i çmimeve të konsumit në muajin nëntor të këtij viti është 7.9 %.

Një vit më parë ky ndryshim ishte 3.1 %. Ndërsa, ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin nëntor, krahasuar me tetorin është -0,3 %.

Krahasuar me muajin nëntor 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “ushqime dhe pije joalkoolike” me 14.7 %, pasuar nga grupet “transporti” me 9.6 %, “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6.2 %, “hotele, kafene dhe restorante” me 6.1 %, “pije alkoolike dhe duhan” me 5.8 %, “veshje dhe këpucë” dhe “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.6 % secili, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3.1 %, “shërbimi arsimor” me 1.9 %, “shëndeti” me 1.3 %, “komunikimi” me 1.1 % dhe “argëtim dhe kulturë” me 1 %.

Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u rritën me me 24.1 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 23.3 %, “peshk” me 16.2 %, “bukë dhe drithëra” me 15.8 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 15 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 14.8 %, “mish” me 12.4 %, etj, shkruan Atsh

Krahasuar me muajin tetor 2022, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 4.8 % , pasuar nga grupet “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.2 % dhe “ushqime dhe pije joalkoolike” me 0.1 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “argëtim dhe kulturë” u rritën me 0.7 %, pasuar nga grupet “veshje dhe këpucë”, “komunikimi” dhe “hotele, kafene dhe restorante” me 0.5 % secili.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

deschamps flet per te ardhmen e tij te franca 639332b40c543
Story i mëparshëm

Deschamps flet për të ardhmen e tij te Franca

Story i radhës

A ndikon apo jo Hëna mbi gjendjen tonë shpirtërore?

Të fundit nga

Banka Popullore: Rriten depozitat dhe kreditë

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot publikoi se analizuar në bazë vjetore, depozitat kanë shënuar rritje prej 11.6 për qind që del nga depozitat më të larta në të

Blero reagon ashpër pas ndarjes?

Dje në rrjetet sociale shpërtheu lajmi se këngëtari i njohur Blero mund t’i ketë dhënë fund lidhjes së tij me partneren e re, Agneta. E ndërsa ndjekësit u vërsulën për të zbuluar
ShkoLartë