shqiperi maqedoni e veriut mundesi promovimi te koordinuar te turizmit ne tregjet europiane 69a9a0f35e9fa

Shqipëri–Maqedoni e Veriut, mundësi promovimi të koordinuar të turizmit në tregjet europiane

March 5, 2026
1 minut lexim

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë , Blendi Gonxhja në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit ITB Berlin 2026 u takua me ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Ljutkov.

Gjatë takimit, Gonxhja dhe Ljutkov diskutuan mbi forcimin e partneritetit dypalësh në sektorin e turizmit dhe kulturës, me fokus në promovimin e koordinuar në tregjet ndërkombëtare, veçanërisht në Gjermani dhe në tregun europian.

Në qendër të diskutimit ishte gjithashtu potenciali për zhvillimin e transportit turistik ujor në Liqenin e Ohrit dhe përmirësimi i menaxhimit të flukseve turistike në pikat kufitare gjatë sezonit të lartë.

Dy ministrat folën edhe për intensifikimin e bashkëpunimit kulturor përmes projekteve dhe aktiviteteve ndërkufitare në rajonin e Ohrit, me fokus në menaxhimin dhe promovimin e qëndrueshëm të pasurisë së UNESCO-s.

Ministri Gonxhja e cilësoi takimin si një dialog, i cili përforcon angazhimin e palëve për të zhvilluar destinacione të integruara rajonale dhe për të rritur konkurrueshmërinë e ofertës turistike të rajonit në tregun ndërkombëtar, transmeton ATSH.

Shqipëria po prezantohet në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit ITB Berlin 2026 si destinacion autentik mesdhetar. Gjatë qëndrimit në panair, ministri Gonxhja ka zhvilluar takime të ndryshme me partnerë të rëndësishëm të industrisë ndërkombëtare të turizmit dhe transportit ajror.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

cfare objektivash ka shba ja ne iran dhe cfare mund te ndodhe me pas 69a99f8baf42a
Lajmi i mëparshëm

Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

takimi osmani prattipati pritet konference per media e presidentes osmanit pasdite 69a9a16b88a2d
Lajmi i radhës

Takimi Osmani- Prattipati, pritet konferencë për media e presidentes Osmanit pasdite

Të fundit nga

ShkoLartë