Shqipëri, arrestohet 34-vjeçari që u konfliktua me babain e tij

min lexim

U arrestua një 34 vjeçar në Pukë, pasi që u konfliktua me babain e tij.

Policia sot informoi se lidhur me rastin u sekuestrua një armë zjarri.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bugjon, Fushë Arrëz, po konfliktoheshin në banesë, babë e bir dhe se ky i fundit posedonte një armë zjarri dhe rrezikonte jetën e familjarëve të tij, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në kohë reale, në banesën ku po ndodhte konflikti. Falë ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë, është bërë i mundur neutralizimi i konfliktit. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Parandalimi”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë arrestuan në flagrancë shtetasin D. P., 34 vjeç, banues në fshatin Bugjon, Fushë Arrëz.”, u bë e ditur në komunikatë.

Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë, me fishek në fole, gati për qitje dhe një sasi municioni luftarak, të cilat i dispononte 34-vjeçari i arrestuar.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Deschamps, ironik: E shoh që e njihkeni mirë Australinë!

Story i radhës

Grubi: 114 vjetori i Kongresit të Manastirit, në Likovë e Mateç me projekte të realizuara

Të fundit nga