Shqetësime mbi njoftimet se Koreja e Veriut po dërgon trupa në Ukrainë në mbështetje të Rusisë

October 19, 2024
min lexim

Përfshirja e trupave të rregullta të Koresë së Veriut për të mbështetur sulmin rus në Ukrainë do të ishte një përshkallëzim serioz i luftës, thanë ministrat e jashtëm të Francës dhe Ukrainës në një konferencë të përbashkët shtypi në Kiev të shtunën.

Kjo shënoi vizitën e parë në Ukrainë të ministrit francez Jean-Noel Barrot, që nga marrja e detyrës në muajin shtator. Ai pritet të vizitojë të dielën pjesën lindore të vendit, ku Franca do të financojë dy qendra të reja për mbrojtjen e fëmijëve të prekur nga lufta.

Të enjten Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy, akuzoi Korenë e Veriut se po përgatitet të dërgojë 10,000 ushtarë për të ndihmuar Moskën në luftën e saj kundër Ukrainës. Por shefi i NATO-s Mark Rutte tha se deri tani nuk kishte prova për praninë e Phenianit në Ukrainë.

“Një zhvillim i tillë do të ishte diçka serioze e do ta shtynte konfliktin në një fazë të re, duke e përshkallëzuar atë”, tha zoti Barrot në Kiev, duke shtuar se një lëvizje e tillë do të ishte gjithashtu dhe një sinjal se Moska po haste vështirësi në luftë.

Homologu i tij ukrainas Andrii Sybiha, tha se rreziku i përshkallëzimit nga ky vendim ishte “i madh”.

“Ky është një kërcënim i madh për një përshkallëzimit të mëtejshëm të agresionit rus kundër Ukrainës. Ekziston një rrezik i madh që ai të dalë jashtë nivelit që paraqitet apo dhe kufijve të tij aktualë”.

Në fillim të kësaj jave, zoti Zelenskiy prezantoi ‘planin e fitores’ për të cilin tha se do t’i mundësonte Ukrainës t’i jepte fund luftës jo më vonë se vitin e ardhshëm. Hapi i parë i këtij plani do të ishte anëtarësimi i pakushtëzuar i Ukrainës në NATO.

Ministri i Jashtëm i Francës tha se Parisi ishte i hapur ndaj idesë së një ftese të menjëhershme për Ukrainën për t’u anëtarësuar, por tha se bisedimet do të vazhdojnë për këtë temë me aleatët.

“Për sa i përket ftesës së Ukrainës, ne jemi të hapur ndaj saj dhe është një diskutim që po e bëjmë me partnerët tanë”, tha zoti Barrot./VOA

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gashi: Kërkojmë garanci se nuk do të kemi kushte të reja, pastaj bullgarët të bëhen pjesë e kushtetutës

Story i radhës

Nisin flirtimet në Big Brother VIP Kosova 3, çka po ndodh mes Anës dhe Kevinit?!

Të fundit nga

ShkoLartë