Shpronësimet për bulevardin “Bllagoja Toska”/ Kasami thotë se procesi ka përfunduar, familja Rushiti e përgënjeshtron

May 25, 2022
min lexim

Po vazhdojnë punët për hapjen e bulevardit “Bllagoja Toska”, ndërsa në ditën e fillimit të punimeve, kryetari i Tetovës, Bilall Po vazhdojnë punët për hapjen e bulevardit “Bllagoja Toska”, ndërsa në ditën e fillimit të punimeve, kryetari i Tetovës, Bilall Kasami tha se janë zgjedhur të gjithë çështjet pronësore-juridike.

“Ne kemi marrëveshje me të gjithë pronarët, një ndër ta është i njoftuar opinioni me vendim të gjykatës sigurisht ne kemi treguar gatishmëri që edhe me ata të kemi marrëveshje por nuk ka pasur interesim edhe kemi vendim të plotfuqishëm të gjykatës, se si do të reagojnë qytetarët apo të tjerët organet tjera duhet të merren me atë punë, sa i përket shpronësimit janë të përmbyllur të gjithë marrëveshjet”- deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Tetovës.

Por njëri nga pronarët thotë nuk është e vërtetë se janë zgjidhur të gjitha çështjet pronësore-juridike për bulevardin “Bllagoja Toska”. Familja Rushiti, në shtëpinë e të cilëve parashihet të kalojë bulevardi, thonë se gjatë ditës së sotme kanë qenë në seancë gjyqësore për këtë çështje.“-Jemi në gjykatë akoma me komunën, nuk ka përfunduar nëse na liron ato që të ndreqim shtëpinë, do e lirojmë rrugën që edhe ne të ndreqim shtëpinë. Deri më tash ne nuk kemi marr leje, presim të na japin lejen kënde edhe rruga le të dale kur të dojë, ku do të arrijë le të dalë.

-A në gjykatë vendim të plotfuqishëm për t’u prishur shtëpia ka apo nuk ka?

-Nuk ka nuk ka në gjykata vendim të plotfuqishëm”- thotë Islam Rushiti

Rushiti thotë se me shumën e mjeteve që i ofron komuna, ai nuk do të mund të ndërtojnë shtëpi të re, sepse ngritja e çmimit të materialeve ndërtimore ka bërë që paratë që u jep komuna të jenë shumë pak për ndërtim.

“Një shifër pak më të lartë shifra, është e vogël.

-Me atë shifër a mund të ndërtoni ju?

-Me atë shifër që na japin këta nuk mund të ndreqim që na japin këto.”- thotë Rushiti.

Gjatë ditës TV21 ka pyetur edhe në Gjykatën e Tetovës se deri ku është procesi gjyqësor mes kësaj familjeje dhe Komunës së Tetovës, por na thanë se përgjigje do të marrim nesër, për shkak se sot është zhvilluar procesi gjyqësor. Jozyrtarisht Tv21 mëson se seanca gjyqësore është shtyrë për një kohë të pacaktuar pasi që palët nuk pajtohen me shumën që është caktuar nga ana e komunës së Tetovës. Për këtë arsye pritet që gjykata në terren të nxjerrë ekspertë ligjor nga Ministria e Drejtësisë për vlerësimin e pronës. Siç mëson TV21 komuna e Tetovës familjes në fjalë i ka ndarë rreth 4 milionë e 700 mijë denarë, çmim që përfshin shtëpinë dhe tokën rreth 350 metra katrorë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Stablecoin Terra do të rikthehet për të rikuperuar humbjet e investitorëve

Story i radhës

Konfirmohen ndryshimet për paga më të larta në sektorin gjyqësor dhe të prokurorisë

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë