shpresoj qe te marre fund kjo marrezi bytyci flet per konstituimin e kuvendit ka nje mesazh te forte per opoziten 6802c6ada186a

“Shpresoj që të marrë fund kjo marrëzi”, Bytyçi flet për konstituimin e Kuvendit – ka një mesazh të fortë për opozitën

April 18, 2025
min lexim

Ende nuk ka sinjale të mjaftueshme që konfirmojnë se raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, do të miratohet së shpejti nga deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës.

Miratimi i këtij raporti do të jetë sërish sfidë edhe të shtunën, kur pritet të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendi.

E për këtë temë, për “Bota sot” foli profesori Enver Bytyçi.

Së pari, ai u shpreh i befasuar me politikën që po zhvillimet në Kosovë, derisa kritikoi opozitën për sjelljet e saj ndaj konstituimit të Kuvendit.

Profesori potenoi qartë se refuzimi për ta votuar është refuzim për ta marrë atë mandat.

Image

Enver Bytyçi.

“Është vërtetë e çudtishme se si po sillet politika në Kosovë, sa i përket raportit të saj me institucionet e shtetit. E kuptoj që një ose dy forca poltike opozitare të sillen me ushtrim force ndaj një mazhorance të caktuar. Por kjo ndodh gjithmonë kur mazhorancat bëhen po ashtu arrogante dhe atyre u duhet mësuar vendi që do të duhet të kenë në respekt të interesave të vendit. Mundet që opozita të sillet deri dhunshëm në parlament kundër një mazhorance mospërfillëse, të korruptuar ose që ndjek politika deri diku edhe anti-kombëtare. Por e kam të pamundur të përceptoj se pse opozita e Kosovës kërkon të mos votojë mandatin e deputetit, përfshirë edhe mandatin e vet.

Mandatin deputetëve nuk ua jep partia. Politikanët e marrin këtë mandat nga zgjedhësit përmes vullnetit të tyre të lirë. Në parlament thjesht votohet për t’i miratuar mandatet dhe mës pas nis jeta parmanetare. Ky akt i parashikuar në kushtetutë është formal. Nuk ka ndodhur askund që deputeti të mos dojë të “bëhet deputet” edhe pasi është votuar nga elektorati. Refuzimi për ta votuar është refuzim për ta marrë atë mandat. Dhe kjo bëhet pa e ditur askush se çfarë janë ndërmend të bëjnë opozitarët e Kosovës pas mos-miratimit të këtyre mandateve”.

Krahas kësaj, profesori tha se legjitimiteti për ta formuar qeverinë i përket Kurtit, derisa nuk e kupton se pse opozita synon ta bllokojë një gjë të tillë, kur dihet se ajo nuk i numrat për ta bërë qeverinë e re.

Derisa, e theksoi faktin se Kurti tashmë ka dhënë dorëheqje dhe kjo gjë nuk ndryshon.

“Paradoksi tjetër lidhet me mungesën e legjitimitetit të këtij akti provokativ të opozitës. Çfarë kam parasysh me këtë? Tri partitë e opozitare kanë gjithsej 47 deputetë, ndërkohë që Vetëvendosja dhe Nisma kanë 51 deputetë. Nisma vetëm 3. Vetëvendosja ka 48, ose 1 më shumë sesa tri partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK! Ky numër votash tregon se opozita e ka të pamundur të krijojë qeverinë e ardhshme edhe nëse Vetëvendosja dështon për këtë. Kjo do të thotë se legjitimiteti i përket zotit Kurti. Legjitimiteti pra fitohet nga vullneti i zgjedhësve, jo nga metodat bolshevike të bllokimit të institucioneve pa shkak. Sepse nuk ka asnjë arsye të serviret si shkak dorëheqja ose mos dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë.

Kryeministri dhe qeveria kanë dhënë dorëheqjen me deklarim publik. Në të gjithë botën kjo njihet kur publiku bëhet me dije për atë dorëheqje. Nëse e ka dërguar ose jo në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve këtë dorëheqje, kjo nuk e ndryshon fakti se kemi të bëjmë me një qeveri të dorëhequr. Por kurrë zyrat e qeverisë nuk mbeten bosh. Sepse vendi nuk mund të mbetet pa ekzekutiv. Dëgjova që thonin, “edhe pse ka dhënë dorëheqjen, kryeministri shkon sërishmi në zyrë”! Kush duhet të shkojë në zyrën e kryeministrit. Përveç atij që pret kryeministrin e ri t’ia dorëzojë detyrën? Paradoks injofance është ky”, shpjegoi ai.

Tutje, Bytyçi tha se ky bllokim i Kuvendit vjen me urdhër politik, ndonëse kjo gjë nuk erdhi nga mazhoranca, por nga opozita.

“Nga ana tjetër bollikimi i njohjes së mandateve dhe konstituimit të parlamentit ishte akte destabilizues pa asnjë shkak. Nuk u provokua nga mazhoranca. Dhe ky bllokim erdhi me urdhër politik për të treguar karshillëk. Për të thënë se “ne që jemi mësuar të rrijmë gjithmonë në pushtet, nuk mund të sillemi siç sillen të gjitha opozitat normale të botës demokratike”! Në vend të dëshmojnë forcën e kartonit në momentin e zgjedhjes së kryetarit e nënkryetarëve të parlamenti ose në momentin e zgjedhjes së kryeministirt dhe qeverisë, e tregojnë këtë forcë atëherë kur duhet ta çertifikojnë veten e tyre si deputet. Dhe deputetët e Listës Srpska tallen me abstenimin e tyre në këtë rast. Nuk e lexojnë dot atë abstenimin që bënë përfaqësuesit e kësaj partie të pakicës serbe”

Ndër të tjera, profesori u shpreh optimist se të shtunën do të bëhet konstituimi i Kuvendit, teksa tha se shteti nuk funksionon pa institucione.

Për këtë, ai shpreson të merren parasysh thirrjet e Gjermanisë dhe Birtanisë.

“Tani le të vijmë te ajo se çfarë do të ndodhë. Askush nuk e di me saktësi këtë. Por unë pres që të shtunën kjo marrëzi të marrë fund. Nuk mundet të bllokohen kësisoj institucionet e shtetit. Shteti nuk funksionon dot pa institucione. Aq më tepër shteti i Kosovës, i cili monitorohet nga aleatët dhe miqtë e tij. Ndërkohë duket se politikanët, sidomos ata të opozitës, janë mësuar të veprojnë sipas udhëzimeve të ambasadës amerikane. Me ardhjen e Donald Trump kjo ambasadë nuk e luan atë rolin e diktatit, siç luhej më parë. Opozita e mësuar me tutor nuk po di tani të orientohet dhe bën sikur luan opozitën. Akoma jetojnë në gjumin e kritikës “Mos e dh.ni punën”, por ndërkohë po bëjnë të njëjtën gjë. Nuk po kuptojnë dhe nuk duan të veprojnë sipas rekomandimeve të BE-së, dhe përfaqësuesve të Gjermanisë e të Britanisë së Madhe”

Në fund, ai shtoi se opozita duhet ta ndihmojë Kurtin që ta bëjë qeverinë, pasi kjo do shkonte në të mirë të vendit, por edhe në favor të tyre, pasi do merrnin “pikë politike”.

“Besoj se zotit Kurti sovrani i ka dhënë legjitimitet ta krijojë qeverinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të saj. Kjo duket qartësisht nga rezultati. Opozita fiton pikë nëse e njeh këtë fakt. Madje duhet të ndihëmojë që qeveria e re me kryeministër zotin Kurti të krijohet sa më shpejt. Dy partitë më të mëdha të opozitës duhet të mendojnë seriozisht një koalicion qeverisës. Sovrani nuk ia dha Vetëvendosjes 61 deputetë, si më 14 shkurt 2021. Që do të thotë se sovrani dëshiron ta kushtëzojë qeverisjen e zotit Kurti me balancim të politikave të tij me njërën nga partitë opozitare. Lidhja Demokratike ose Partia Demokratike duhet ta lexojnë seriozisht dje me mençuri këtë leksion të qytetarëve të Kosovës. Kjo do të ishte zgjidhja. Një koalicion i madh që balancon politikat qeverisëse dhe krijon një qeveri të qëndrueshme për Kosovën!” – përmbylli Enver Bytyçi për “Bota sot”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

11 maji shehi do te rrezojme kete qeveri dhe do te kushtezojme edhe krahun tjeter 6802bd1724288
Story i mëparshëm

11 maji/ Shehi: Do të rrëzojmë këtë qeveri dhe do të kushtëzojmë edhe krahun tjetër

vdes tragjikisht ish reprezentuesi i kroacise 6802ca6d9cb43
Story i radhës

Vdes tragjikisht ish reprezentuesi i Kroacisë

Të fundit nga

ShkoLartë