Ujqërit në zonën e Çernobilit të Ukrainës duket se e kanë zhvilluar një mbrojtje kundër kancerit.
Një studim me një përcjellje për dhjetë vite rrjesht, tregon se, nuk u ishte përhapë kanceri, pavarësisht se ujqërit kanë jetuar gjithë jetën e tyre në zonën e mbyllur të sigurisë për njerëzit për 35 vjet.
Gjetjet u prezantuan në takimin vjetor të Shoqatës për Biologjinë Integruese dhe Krahasuese në Uashington nga biologia Cara Love, shkruan Sky News. Është për të shpresuar se gjetjet e studimit mund të ndihmojnë mjekësinë të luftojë sëmundjen e kancerit tek njerëzit!
Studiuesit zbuluan se ujqërit e Çernobilit janë të ekspozuar ndaj rrezatimit mbi 11.28 miliremësh për çdo ditë gjatë gjithë jetës së tyre, Ky rrezatim është gjashtë herë më i lartë se kufiri i sigurt për njerëzit.
Kjo rezulton për faktin se ujqërit mund të kenë zhvilluar një përgjigje imune kundër rrezatimit, gjegjësisht substancave kancerogjene.
Aksidenti i Çernobilit është aksidenti më i rëndë bërthamor në histori. Ndodhi natën e 26 prillit 1986 në Çernobil të Ukrainës (ish Bashkimi Sovjetik) nga një shpërthim i avullit u liruan 3-4 ton karburant bërthamor nga reaktori! Pasojat ishin fatale nga substancat radioaktive dhe kancerogjene.
Biologia Cara Love nga Universiteti Princeton dhe një ekip hulumtues ishin në zonën e Çernobilit në vitin 2014. Atje ata kapën disa ujqër të cilëve ua mbërthyen qafën me qafore-radio- valësh, në mënyrë që të mund të monitoronin lëvizjet e tyre.
“Qaforet u japin studiuesve matje në kohë reale se ku janë ujqërit dhe në çfarë mase rrezatimi janë të ekspozuar“, shpjegon C. Love.
Studiuesit morën gjithashtu mostra gjaku për të kuptuar se antitrupat e ujqërve reagojnë ndaj rrezatimit që shkakton kancer.
Studiuesit zbuluan se ujqërit kishin ndryshime në sistemin e tyre imunitar, të ngjashme me atë që shihet te pacientët me kancer që i nënshtrohen terapisë me rrezatim. C.Love gjithashtu ka identifikuar ndryshime edhe në gjenet e kafshëve që i bëjnë ato rezistente ndaj rritjes së rrezikut të kancerit.
Hulumtimi i kancerit te njerëzit ka identifikuar mutacione gjenesh që rrisin rrezikun e kancerit, gjenin BRCA (lidhja e jashtme), e cila mund të demonstrojë rrezikun e kancerit të trashëguar të gjirit ose vezoreve.
Puna e Cara Love, nga ana tjetër, është përpjekur të identifikojë mutacionet mbrojtëse, të cilat mund të rrisin shanset për të mbijetuar nga kanceri.
Profesor James Beasly në Universitetin e Gjeorgjisë shpjegon për National Geographics se nuk janë vetëm ujqërit në zonën rreth 2600 kilometra katrorë, këtu gjenden edhe tufa të mëdha kuajsh, drerësh, rrëqebulli dhe dhelprash, të cilat poashtu ndjehen mirë dhe përparojnë !
“Të gjitha shumohen në atë zonë të ndaluBar, pasi që aty ka njerëz për kilometra të tëra përreth. Është një kujtesë e frikshme e asaj se çfarë është ndikimi njerëzor ndaj natyrës, thotë ai.