Të premten e 25 shkurtit u raportua se si Ukraina nderoi 13 ushtarët të cilët sipas tyre u vranë teksa po mbronin ishullin Zmiinyi (Gjarpër) nga sulmet ruse.
Por BBC shkruan se sipas informacioneve të fundit ushtarët mund të jenë ende gjallë, duke ,marrë shkasë nga postimi i Shërbimit Shtetëror të Rojes Kufutare të Ukrainës.
“SBGSU dhe forcat e armatosura, si e gjithë Ukraina, kanë marrë shpresë se të gjithë mbrojtësit e Zmiinyi janë gjallë,” shkruhet në informacionin e përditësuar.
Agjencia qeveritare thotë se është duke punuar për të identifikuar ushtarët bazuar në informacionin rreth vendndodhjes së tyre të mundshme aktuale.
“Ne sinqerisht shpresojmë që djemtë të kthehen në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur.”