Shprehu dëshirën për t’u bërë pjesë, Kejvina Kthella konkurrentja e radhës në “BBV?”

December 2, 2022
1 minut lexim

Nata e Krishtlindjeve, data 24 dhjetor është përfolur deri më tani si dita kur do të nisë “Big Brother Vip 2”. E teksa ende nuk është konfirmuar asgjë dhe mbetemi në pritje të një konfirmimi zyrtar, kanë nisur të përfliten edhe emrat e parë që do të jenë konkurrentë në formatin e njohur.

Deri tani janë zbuluar dy emra si konkurrente të mundshme për këtë spektakël. Bëhet fjalë për Kiara Titon dhe Jori Dellin.

Emri i tretë që shfaqi dëshirën për të qenë pjesë e reality-shoë-t është edhe Kejvina Kthella.

E ftuar në “Goca dhe Gra” ajo shprehu dëshirën për ta provuar si eksperiencë. Ajo theksoi se publiku njeh shumë pak nga karakteri dhe personaliteti i saj, edhe si pasojë do të donte ta njihnin më shumë natyrën e saj sociale.

“Mendoj se do të isha një surprizë për publikun, për tipin që kam, pasi publiku nuk më ka njohur shumë. Jam njeri që përshtatem, jam shumë sociale, nuk kam problem të jem me njerëz të rinj apo në ambiente të mbyllura”,-shtoi Kthella.

Mirëpo së fundmi “Vip Magazine” ka raportuar nga burime se Kejvina Kthella do të jetë pjesë e Big Brother Vip Albania 2.

Gjatë një interviste të dhënë më herët, moderatorja Arbana Osmani u shpreh se kasti i personazheve që do të marrin pjesë në “Big Brother Vip 2” do të jetë më i mirë se ata të sezonit të parë.

Por kur do të nisë “Big Brother VIP 2”?

“Do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e parë, publiku e ndiqte sepse u pëlqenin personazhet, jo skandalet. Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar”- tha Arbana Osmani.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nuk është Shaqiri e Xhaka por shoku i tyre, serbët çarten nga ky simbol ushtarak…

Story i radhës

Kush po e ndihmon “Asociacionin e Komunave” serbe në Kosovë dhe greke në Shqipëri?!

Të fundit nga

ShkoLartë