Shprehitë e pirjes së kafesë që ju bëjnë të plakeni më shpejt

November 16, 2022
1 minut lexim

Megjithëse kafeja nuk është një pije e pashëndetshme, ka disa shprehi të pirjes së kafesë që do t’ju bëjnë të plakeni më shpejt.

Dietologia Lisa Moskovitz ka thënë për revistën Eat This, Not That se para së gjithash nuk duhet të pini kafe para mëngjesit, sepse mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.

“Për një pamje rinore, hani fruta të freskëta, drithëra ose arra për mëngjes”, është shprehur ajo.

Sheqeri gjithashtu ndikon ndjeshëm në plakje. Për këtë arsye, nuk duhet të shtoni kurrë një sasi të madhe sheqeri në kafe.
“Molekulat e sheqerit lidhen me fibrat e proteinave në qelizat tona dhe ky proces i dëmshëm quhet glikacion. Produktet përfundimtare të glikacionit dëmtojnë kolagjenin në lëkurën tonë dhe kështu elasticiteti i tij ulet”, ka shpjeguar dietologia.

Duhet të pini gjithmonë ujë me kafenë tuaj. Përndryshe, mund të ndodhë dehidratim, i cili ndikon negativisht në lëkurë, tretje dhe nivelet e energjisë.

Asnjëherë mos konsumoni kafe në mbrëmje pasi do t’jua çrregullojë gjumin. Hulumtimet e publikuara në revistën American Academy of Sleep Medicine treguan se vetëm një natë gjumë i dobët ndikon në plakjen e qelizave.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kush duhet ta rregullojë pemën e Vitit të Ri?

Story i radhës

Dalin pamjet/ Policia polake bllokon rrugën pasi raketa vrau dy persona

Të fundit nga

Haziri: LDK-ja është në garë për fitore

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka hyrë në garë për fitore. Nëse kjo parti nuk i fiton zgjedhjet, Haziri thotë se do jenë bashkë me
ShkoLartë