Ylli i Liverpoolit, Trent Alexander Arnold ka thënë se ekipi i tij po kalon nëpër një sezon fantastik.
Duke qenë në vend të parë në Premier Ligë dhe në Ligë të Kampionëve, mbrojtësi i krahut thotë se kanë pasur ndeshje të vështira, por edhe të lehta.
“Mendoj se do të fitojmë trofe të shumëfishtë. Mendoj se jemi në atë nivel, e kemi treguar këtë nivel se jemi të gatshëm të mposhtim ekipet më të mira në botë”, u shpreh ai në një intervistë për “SkySports”.
Ekipet më të mira në botë, ai i konsideron kampionin në fuqi të Anglisë, Manchester Cityn, por edhe atë të Spanjës, Real Madridin.
Por, thotë se përballjet me ta ishin të lehta.
“…veçanërisht dy ndeshjet kundër Real Madridit dhe Manchester Cityt. Natyrisht se nuk janë të lehtë, por kur jeni në gjendje ta bëni ndeshjen të duket ashtu, kjo tregon cilësinë e lojtarëve dhe të ekipit. Pra, e kemi fuqinë, e dimë se jemi në gjendje të bëjmë atë. Vetëm na duhet konsistenca”.
“Gjëja më e vështirë në futboll është konsistenca. Ende s’kemi mbërritur në gjysmën e sezonit, prandaj kemi një rrugë shumë, shumë të gjatë deri në fund”, u shpreh mbrojtësi i krahut i Liverpoolit.
Trent Alexander Arnold, bashkë me shokët e tij të skuadrës, Virgil van Dijk dhe super-yllin Mohamed Salah, janë në përfundim të kontratave me klubin.
Por, djaloshi i lindur e i rritur në Liverpool thotë se sikurse edhe në të kaluarën, as kësaj radhe kontrata e tij nuk do të jetë temë publike.
“Kam 20 vjet tani që jam në klub, kam nënshkruar katër ose pesë zgjatje të kontratave dhe asnjëra prej tyre nuk është shfaqur në publik – dhe as kjo nuk do të jetë”, deklaroi ai.
Burimi: botasot.info