18
Shkup, 24 tetor – Vlera e Shportës minimale sindikale për muajin tetor 2024 paraqet 61.249,00 denarë, informojnë nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë. Me banesë me qira prej 60 m2 për tetorin shporta paraqet 76.624,00 denarë. Nga kjo vlerë e shportës sindikale qartësisht kuptohet se sa të vështirë e kanë qytetarët t’ia dalin mbarë me shpenzimet mujore. Kjo është përpjekje jetike dhe jashtëzakonisht e vështirë, pra me të ardhurat reale që sot kanë qytetarët e vendit dhe me shpenzimet obligative për gjëra elementare lirshëm mund të konstatohet se këtu ka përpjekje për të mbijetuar dhe asesi jetuar mesatarisht me standard normal, shkruan Zhurnal.
Shporta minimale sindikale për muajin tetor paraqet 61.249 denarë
Vlera e Shportës minimlae sindikale për muajin tetor 2024 paraqet 61.249,00 denarë, informojnë nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë. Me banesë me qira prej 60 m2 për tetorin shporta paraqet 76.624,00 denarë.
Krahasuar me vlerën e shportës minimlae sindiklae për shtatorin 2024 e cila parqiste 61.306,00 denarë është pakësuar për 57,00 denarë.
“Me rëndësi është të ceket se masa e Qeverisë prë kufizim të vlerës së marzhave dha një pjesë të rezultatit të dëshiruar, por, për shkak të lakmisë për përfitim tek tregtarët që Shteti duhet të frenojë, ata, kur kuptuan për qëllimin e Qeverisë për këtë masë, i rritën çmimet e të gjitha prodhimeve, ndërsa këtë e konfirmojmë edhe me rritjen e vlerës së disa produkteve ushqimore dhe pijeve në Shportën minimale sindikale për mbi 717 denarë për muajin e kaluar shtator, ndërsa në të njejtën në pjesën e ushqimit dhe pijeve në muajin tetor 2024 e cila paraaqet 22.069,00 denarë krahasuar me muajin shtator 2024 ( 23.034,00 denarë) është pakësuar për 965 denarë”, thonë nga LSM.
Sipas tyre, kjo konfirmon se çmimet duhet akoma të ulen, ndërsa rritja e tyre nuk ka kurfarë lidhje me logjikën ekonomike, as me maturinë, por, siç thonë, ka lidhje vetëm me lakminë e cila është gjithnjë e më e shprehur në Maqedoni.
Nga LSM konsiderojnë se gjatë krijimit të masave Qeveria duhet ta kyçë sindikatën në mënyrë që ato të jenë më tl mira, duke pasur parasysh se në masën e fundit 47 kategori të produkteve nga 70, u ndërmorën nga Shporta minimale sindikale të cilën e përgatitë LSM, ndërsa për të cilat e kanë lëvizjen e çmimeve në secilin muaj prej fillimit të vitit. Nga LSM konsiderojnë se nevojiten kontrolle më ë mëdha dhe nëse nevojitet edhe dënime për tregtarët e pandërgjegjshëm të cilët pasurohen në kurriz të punëtorëve dhe qytetarëve.
Kriza ekonomike thellon varfërinë në Maqedoninë e Veriut-
Më shumë se gjysma e popullsisë mendon se Maqedonia e Veriut nuk është në rrugën e duhur. Sipas sondazhit të fundit të Market Vision, rreth 60.25 për qind janë të bindur se vendi po shkon në drejtimin e gabuar. Vetëm 9.20 për qind janë shprehur pozitivisht, ndërsa 27.70 për qind e të anketuarve janë të mendimit se qëndron në vend.
Të anketuarit nga përkatësia etnike maqedonase, në krahasim me të anketuarit e përkatësisë etnike shqiptare, në masë më të madhe besojnë se vendi po lëviz në drejtim negativ – 66,1% kundrejt 47,3%.
Si një nga problemet kryesore me të cilat ballafaqohet Maqedonia, për të cilën pothuajse gjysma e të anketuarve, gjegjësisht 44,1 për qind kanë deklaruar se është varfëria, më konkretisht ekonomia, inflacioni dhe ulja e aktivitetit ekonomik. Në këtë periudhë të vështirë privimi, qytetarët duket se nuk shohin dritë në fund të tunelit. Çmimet e shtrenjta pas tregjeve, tregjeve, mirëmbajtjes nga 1 në 1, të anketuarit dhe pastaj e presin atë, edhe në një formë më të keqe. Mbi 80% besojnë se çmimet e produkteve vazhdojnë të rriten. Në të njëjtën kohë, 31.3% e të anketuarve presin që standardi i tyre i jetesës të përkeqësohet në gjashtë muajt e ardhshëm.
Kjo anketë tregon gjithashtu se problemi i shoqërisë maqedonase mbetet krimi, korrupsioni dhe mosfunksionimi i sistemit juridik. Pothuajse 30 për qind e popullsisë e ka dhënë këtë përgjigje. Një e dhënë më e frikshme është se shumica ose 87.1% e të anketuarve besojnë se korrupsioni në vend është në rritje, pra është më i lartë se vitin e kaluar. Krimi dhe korrupsioni ishin gjithashtu një nga pikat kryesore që Komisioni Evropian i vuri në dukje dhe paralajmëroi në raportin e tij, i cili sipas ekspertëve ishte një nga raportet më të këqija që ka marrë Maqedonia e Veriut.
Zbutja e nivelit të papunësisë duhet të jetë prioritet, sepse papunësia prodhon kriza të tjera që pastaj janë edhe më vështirë për tu menaxhuar e kontrolluar, sikurse ajo e eksodit të të rinjve. Me këtë avaz nuk po largohen vetëm të rinjtë por edhe mosha mesatare e qytetarëve që janë të larguar nga puna ose janë të pakënaqur me punën që e bëjnë. Kjo për shkak se nuk përputhen profesionet e të punësuarve me punën që e bëjnë, dhe me këtë vendi humbë edhe të rinjtë edhe profesionistët të fushave të ndryshme. /Zhurnal.mk
BURIMI: zhurnal.mk