Shpjegon dorëheqjen

September 12, 2024
1 minut lexim

Legjenda e futbollit kroat, Nikolla Kaliniç ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit sportiv te skuadra e Hajduk Splitit.

Kaliniç dha dorëheqje dhe përmes një interviste tregoi edhe arsye. Sipas ish-sulmuesit, klubi me histori në Kroaci s’kishte para për t’i paguar pagat e lojtarëve.

“Kur kërkova të bëja përforcime, më thanë se nuk kishin para as për t’i paguar pagat e lojtarëve për dy muaj”, u shpreh Kalinic

Kujtojmë që trajner te Hajduku i Splitit është legjenda e futbollit italian, Xhenaro Gatuso. Kurse në ekip tashmë është bashkuar edhe futbollisti i njohur kroat, Ivan Rakitiç. Hajduk Spliti gjatë merkatos së verës bëri një shitje të futbollistit kosovar, Emir Sahiti për 2 milionë euro.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kamenica nënshkruan marrëveshje për 70 njësi banimi

Story i radhës

Kuvendi i Malit të Zi i quajti “të përkohshme” institucionet e Kosovës, nënkryetari shqiptar Nikollë Camaj tregon arsyet pse ndodhi kjo

Të fundit nga

ShkoLartë